LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi i studentëve në Shqipëri bëhet i detyrueshëm

Vaksinimi i studentëve në Shqipëri bëhet i detyrueshëm

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri dha një vendim për vaksinimin e studentëve është i detyrueshëm. Sipas këtij vendimi studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit Covid-19 apo kartën e vaksinimit, për të hyrë në institucionet e arsimit të lartë, duke filluar nga data 11 Tetor 2021.

Në urdhrin e mëparshëm Ministria e Shëndetësisë kishte përcaktuar se “Për studentët që nuk paraqesin Certifikatën e Vaksinimit COVID-19, drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Universitar të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative, duke filluar nga 11 Tetori”.

Nëpërmjet këtij urdhri, studentët që nuk do vaksinoheshin do kishin mundësi që të bënin mësim online. Por me ndryshimin që iu bë këtij dokumenti më 27 Shtator, i cili mban firmën e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, studentët që nuk do vaksinohen nuk do mund të hyjnë në auditor dhe u rrezikohet të humbasin vitin akademik.


Drejtuesit e universiteteve dhe pse kanë zhvilluar disa mbledhje nuk kanë marrë një vendim përfundimtarë se si do të nisë vitit i ri akademik 2021-2022. Por me ndryshimin e vendimit nga ana e autoriteteve shëndetësore dhe përcaktimin e vaksinimit anti-Covid si kusht për të hyrë në auditore edhe drejtuesve të universiteteve u lehtësohet vendimmarrja.

Vaksinimi i studentëve është në nivele të ulëta, por ende nuk ka një të dhënë të saktë se sa përqind e 120 mijë studentëve në total janë vaksinuar. Sipas Institutit të Shëndetit Publik kanë marrë një nga dozat e vaksinave anti-Covid rreth 34% e grupmoshës 18-30 vjeç. Për të mundësuar imunizimin e popullatës, edhe Tetori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit./Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori