LAJMI I FUNDIT:

Vajzën e Claudia Schiffer e cilësojnë si binjaken e saj: Sa më shumë që rritet, aq më shumë i ngjan supermodeles

Vajzën e Claudia Schiffer e cilësojnë si binjaken e saj: Sa më shumë që rritet, aq më shumë i ngjan supermodeles
(Foto: clementine_vaughn_)

Fotografitë e publikuara së fundmi të Clementine Vaughn – vajzës së Claudia Schiffer – kanë tërhequr vëmendje të konsiderueshme për shkak të ngjashmërisë me modelen e njohur.

Në imazhet e postuara në Instagram, 18-vjeçarja shfaqet duke pozuar me një korse të zezë dhe një fund me një të çarë deri në kofshë.

Ashtu si nëna e saj, edhe vajza ka flokë bionde me shkëlqim dhe sy të kaltër dhe shumë fansa e kanë quajtur binjake të Claudias, duke pasur parasysh se sa më shumë rritet, aq më shumë i ngjan asaj.


Claudia Schiffer (Foto: Instagram/claudiaschiffer)

Clementine është vajza e Schiffer me regjisorin Matthew Vaughn. Çifti që jeton në Angli ka edhe dy fëmijë të tjerë, Caspar (20 vjeçar) dhe Cosima (13 vjeçare).

Fansat të mahnitur me dukjen e Claudia Schiffer: Është një femër e bukur dhe natyrale
Lexo po ashtu Fansat të mahnitur me dukjen e Claudia Schiffer: Është një femër e bukur dhe natyrale

Në një ese për The Guardian, Claudia kishte treguar se vajzat e saj e kanë trashëguar dashurinë për modën.

Clementine Vaughn (Foto: clementine_vaughn_)

Schiffer, e cila ka lindur në Gjermani, u bë e famshme gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe është pjesë e një grupi kulti të supermodeleve që shënuan periudhën së bashku me Linda Evangelista, Christy Turlington, Cindy Craëford e Naomi Campbell. /Telegrafi/