Pas apelit dhe interesimit të vazhdueshëm të kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, ambasada austriake në Tiranë dhe Raifaiesen Bank mundësuan kurimin e tyre në klinika të specializuar në Austri.

Florije Peçi gjatë aksidentit ka marrë dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe në tru, ndërsa Eriselda Gubere është dëmtuar në 4 vertebra të shtyllës kurrizore dhe në veshka, njofton Bw.


Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihja do jenë dy personat që do përcjellin vajzat. Mësohet se avioni sanitar që do transportojë vajzat do mbërrijë në vendin tonë rreh orës 12:00. /Telegrafi/