"Vajza ime Princeshë" vjen këtë të shtunë nga stilisti i njohur Mr. Rex (Foto)

Stilisti i njohur kosovar Mr. Rex më datë 24 qershor (e shtunë) do të promovojë një tjetër koleksion shumë interesant.
Këtë herë bëhet fjalë për një koleksion veshjesh për vajzat e vogla, ndërsa është titulluar me emrin "Vajza ime Princeshë".
Organizimi mbahet në qendrën tregtare "Dardha" në Prishtinë, me fillim në ora 12:00, deri në orën 18:00.
Mr. Rex veçohet për stilin e tij dhe krecionet e veçanta, ndaj të tilla priten të jenë edhe veshjet e reja të këtij koleksioni të veçantë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/06/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































