LAJMI I FUNDIT:

VAJ PËR BRAHIM RUGOVËN

VAJ PËR BRAHIM RUGOVËN
Dr. Ibrahim Rugova (foto nga: Hazir Reka)

Poezi nga: Halil Matoshi

Ditën qe mbylle sytë ti
Orët u ndalën nga acari
akrepat ngatrrue nuk diftonin ma kohën e Kosovës

U shtang qyteti
ngri në varganë të gjatë njerëzish
qe dojshin me manifestu forcë n’ligshtim


Ishte ni goditje gati ndëshkim hyjnor për ta
pamja jote e shtrime Brahim.

gratë u zbardhen n’Dukagjin
u errën burrat n’Llap e Gallap

dita u pushtue nga fuqia e nji të vdekuni
qyteti i ngrimë skejonte perdet
me pa boshin që sillte nata

masi Kosova ta bâni gjamën
pa nxjerr zâ si të ish fundi i botës heshtje ra

ankthi mbështolli qytetin
zia mbushi sheshet
u zmbrapsën pritat u hoqen gishtat nga kambëza
u deaktivizuen bombat
kurthet fjalët e idhta
u kthyen në grykë

paqja funksionoi
për sa u mbajte përmi dhé
Orakull

shpagim nuk lype kurrë
po ma shumë dritë

me haqet e huqet tua
njerëzor u ngjite nalt
totem në besimet e tokës së dardhave