Myrto Uzuni po kalon një moment shumë të mirë në aspektin personal te Austin, duke lënë gjurmë edhe në javët e para të sezonit në MLS.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në përballjen ndaj LA Galaxy, skuadër ku aktivizohet edhe ylli gjerman Marco Reus.


Uzuni realizoi një supergol në minutën e 85-të, teksa me një goditje të saktë nga hyrja e zonës e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.


Megjithatë, goli i shqiptarit nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, pasi sfida u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të LA Galaxy. Kjo ishte disfata e tretë në 7 javët e para për Austin, që vijon të ketë një nisje jo bindëse të kampionatit.

Për Uzunin, ky ishte goli i dytë sezonal në MLS, një tregues i formës së mirë që po kalon, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app