Dy persona arrestohen për dhunë në familje në Podujevë

Dy persona, një mashkull dhe një femër me shtetësi kosovare, janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje dhe e kanë dëbuar atë nga shtëpia.


Rasti është raportuar më 30 shtator 2025, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë më 1 tetor.

Sipas hetimeve fillestare, viktima femër ka përjetuar dhunë psikike dhe është detyruar të largohet nga banesa familjare.

Të gjitha palët e përfshira janë intervistuar nga autoritetet, dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në një strehimore për të marrë përkrahjen e nevojshme. /Telegrafi/