Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Ngurtësimi i kurrizit apo spondiloza është njëri ndër problemet më të shpeshta shëndetësore të kohës moderne
Spondiloza mund të pengohet dhe prandaj ekzistojnë ushtrime të efektshme, mirëpo kjo sëmundje është mjaft e kushtëzuar edhe me gjenetikën.
Aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, qëndrimi i keq i trupit, profesionet të cilat nënkuptojnë qëndrimin ulur në kohë të gjatë, pushimi në pozitë të padrejtë dhe pesha e tepërt trupore – janë vetëm disa nga shkaktarët ndaj të cilëve mund të veproni në mënyrë preventive.
Ngurtësimi mund të përfshijë cilëndo pjesë të kurrizit, mirëpo kryesisht fjala është për dhembjet e qafës dhe të zonës së supeve dhe shpatullave, si edhe sindromës cervikale dhe lumbale.
Simptomat siç janë dhembja e qafës, marramendja, dhembjet dhe therjet në duar dhe këmbë, dobësia e muskujve dhe zvogëlimi i ndjenjës së prekjes janë shenja serioze që tregojnë se duhet të kërkoni ndihmën e mjekut.
Për të eliminuar këtë, është e domosdoshme të forconi muskulaturën, prandaj këto janë vetëm disa nga ushtrimet të cilat mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim, transmeton Telegrafi.
“Hapja” e gjunjëve
Duart shtrini pranë trupit, ndërsa këmbët lakoni. Lehtë ngrini kokën, pastaj qafën dhe pjesën e sipërme të shpatullave derisa njëkohësisht me duar i hapni gjunjët. Qëndroni në pozitën e kokës së ngritur dhe të shpatullave rreth 5 sekonda dhe përsëriteni ushtrimin dhjetë herë.
Dora-këmba
Merrni pozitën “këmbadoras”. Shuplakat duhet të jenë të vendosura në atë mënyrë që t’i përshtaten gjerësisë së supeve dhe shikimin drejtojeni midis shuplakave. Ngrini njëkohësisht këmbën dhe dorën e kundërt dhe qëndroni në linjë me trupin disa sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim nga të dyja anët.
Bërja e rezistencës
Shtrijuni në shpinë, lakoni këmbët në gjunjë dhe bërrylat nën këndin prej 90 gradësh dhe shtrëngoni shuplakat. Shtrëngoni muskujt e barkut derisa me pjesën e poshtme të trupit shtrëngoni bazën. Derisa jeni duke nxjerrë frymën, mbani shtypjen të cilën e bëni disa sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim dhjetë herë me pauza prej dhjetë sekondash.
Shtytja e niveluar
Shtrijuni në stomak dhe mbështetuni në llëra. Ngrini trupin nga baza me shtrëngim të muskujve të shpinës, stomakut dhe komblikut, duke u ngritur në maja të gishtave. Koka, shtylla kurrizore dhe këmbët duhet të jenë në të njëjtin nivel. Mbani pozitën e muskujve të shtrënguar pesë sekonda dhe përsëriteni ushtrimin dhjetë herë me pauza prej 10 sekondash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës