Ushtrime të FSK-së në komunën e Lipjanit, qytetarët paralajmërohen për lëvizje ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë stërvitje ushtarake në territorin e Komunës së Lipjanit, në zonën e Janjevës, nga data 20 deri më 27 tetor 2025, në kuadër të planit të saj vjetor të ushtrimeve.
Gjatë kësaj periudhe, në këtë zonë do të ketë lëvizje të njësive këmbësore dhe automjeteve ushtarake, me qëllim të përgatitjeve operative dhe rritjes së gatishmërisë së trupave të FSK-së.
Komuna e Lipjanit ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, të cilat synojnë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































