Ushtria izraelite shkatërroi një tunel të gjatë të Hamasit në Gaza

Sipas raportimeve të The Times of Israel, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë shkatërruar një tunel të madh nëntokësor të përdorur nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Tuneli ndodhej në lagjet Daraj dhe Tuffah, dy zona urbane brenda qytetit të Gazës, ku shpesh ka pasur përleshje të ashpra midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë.
Sipas ushtrisë izraelite, struktura nëntokësore ishte ndërtuar për qëllime ushtarake, si për lëvizje të fshehta të luftëtarëve të Hamasit, ashtu edhe për magazinim të armëve.
Operacioni për zbulimin dhe asgjësimin e tunelit është kryer në kuadër të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit kundër infrastrukturës së Hamasit në Gaza.
Gjithashtu, IDF pretendon se gjatë kontrolleve në të njëjtën zonë kanë gjetur edhe hedhës raketash të fshehur brenda një varreze, çka sipas tyre tregon mënyrën se si Hamasi e përdor infrastrukturën civile për qëllime luftarake, duke e vënë popullsinë lokale në rrezik të madh.
Zëdhënës të IDF-së kanë theksuar se veprime të tilla janë pjesë e përpjekjeve për të penguar Hamasin të rigjenerojë kapacitetet e veta ushtarake dhe për të parandaluar sulme të ardhshme ndaj civilëve izraelitë. /Telegrafi/

































