Site icon Telegrafi

Ushtria amerikane kryen me sukses testin e dronit të ri, që do të duhej të mbronte aeroplanët luftarak nëpër beteja (Video)

Një fluturake pa pilot ndryshe e njohur si dron ka kryer me sukses testimin në poligon në Arizona të SHBA-ve.

Konsiderohet si e arritur e madhe sa i përket industrisë së fluturakeve pa pilot, të cilët do të duhej në një të ardhme të afërt t’i bashkoheshin aeroplanëve luftarakë në misione të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Ekspertë ushtarakë konsiderojnë se sisteme të tilla siç është droni Valkyrie do të mund të përdoreshin në luftëra mes dy vendeve, kurse Pentagoni ka filluar të investojë shumë të majme të parave, tani kur Kina dhe Rusia po mundohet ta ndjek hapin e fuqisë botërore siç janë SHBA-të.

Gjiganti amerikan Boeing, e ka prezantuar gjatë muajit të kaluar një prototip të ngjashëm të fluturakes në panairin që është mbajtur në Australi. Pritet që kjo fluturake të futet në përdorim gjatë vitit të ardhshëm.

Droni Valkyrie vlerësohet se kushton nga 2 deri në 3 milionë dollarë, që i bie ta ketë çmimin përafërsisht të njëjtë me raketa kundërajrore. Ai dallon shumë nga modelet tjera të dronëve amerikanë siç është MK-9 Riper, pasi që mund të lëvizë me shpejtësi shumë më të madhe, kurse ekspertët ushtarakë besojnë se mund t’i ndjekë nga pas aeroplanët luftarakë si F-16 dhe F-35 dhe t’i mbroj nga sistemet raketore kundërajrore.

“Valkyrie nuk ka shpenzime të mëdha dhe nuk do ta ndryshojë rrjedhën e luftërave”, ka deklaruar udhëheqësi i programit të laboratorit Air Force Research Lab, Dag Suzblevski. Kryerja e testit me sukses po cilësohet si sukses i madh edhe për Kratosin, kompaninë që e prodhon Valkyrie. Kjo kompani prej kohës bashkëpunon me ushtrinë amerikane në prodhimin e dronëve të vegjël që ushtria zakonisht i përdorur gjatë ushtrimeve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Y6hpQYXeK_s&fbclid=IwAR0-4wNgmFe8dywORuSb3TIzmQdHpxHilFXkrOPzBWR0OOTLYyUaCM11ghE

Exit mobile version