Ushtari ukrainas shkatërron me Javelin tankun rus

Një video amatore e filmuar nga fushëbeteja në Ukrainë, shfaq momentin kur një ushtar i Kievit shkatërron tankun rus me predhën anti-tank Javelin.
Kujtojmë që këto predha të dhuruara nga SHBA-të dhe Britania e Madhe e shumë shtete tjera perëndimore, i kanë ndihmuar Ukrainës t’ia ndërrojë kahjen luftës, transmeton Telegrafi.
Ushtari ukrainas shihet duke futur në objektiv tankun, dhe në një moment e shkrep predhën e cila pas disa sekondave fluturim godet tankun.
Nga goditja e fuqishme krijohet një top i zjarrtë, kurse tanku shkatërrohet plotësisht. Videoja nuk dihet saktësisht në cilën pjesë të Ukrainës është realizuar, për shkaqe të sigurisë.
Edhe raportet e inteligjencës perëndimore kanë theksuar, se tanket dhe mjetet e tjera të blinduara të ushtrisë ruse janë shkatërruar në masë të madhe në luftën e Ukrainës.
Madje thuhet se rusëve po u mungojnë pajisjet ushtarake për të vazhduar luftën në Ukrainë, pasi qindra të tilla po u shkatërrohen brenda ditës në pjesë të ndryshme të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/















































