Megjithëse numri i serbëve që vizitojnë Kosovën me rastin e festës që ata e quajnë ‘Vidovdan’ kësaj here ishte më i vogël, dje disa qindra serbë me simbole nacionaliste erdhën në Kosovë.

Në mesin e tyre ishte edhe Stevan Millosheviqi, pjesëmarrës i luftës ruse në Ukrainë.


13 20

Millosheviq në profilin e tij në Facebook, ka postuar fotografi nga vizita e djeshme në Mitrovicë,  Gazimestan dhe Graçanicë.

14 21

Gjithashtu, janë siguruar edhe foto që dëshmojnë se i njëjti ka qenë si vullnetar  pjesë e luftës ruse në Ukrainë.

15 17

Stevan Millosheviq, tashmë është themelues dhe drejtor i të ashtuquajturës Qendra për ruajtjen e traditës së vëllazërisë serbo-ruse “Pravoslavac” në Beograd. /kp/Telegrafi/