LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët gjermanë në luftën me coronavirusin – shumë prej tyre janë infektuar

Ushtarët gjermanë në luftën me coronavirusin – shumë prej tyre janë infektuar

Bundeswehr-i përgatitet për mbështetje në krizën e coronavirusit. Pavarësisht se shumë ushtarë janë infektuar, është e garantuar aftësia e trupës për mobilizim, tha ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ne të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, që lufta kundër virusit Corona është një maratonë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer në Berlin.

“Ne po përgatitemi, që nëse kapacitetet e forcave civile të arrijnë në limitet e tyre, të mbështes me asetet e veta Bundswehr-i”, shtoi ajo duke pasur parasysh rezervistët në sektorin e shërbimit sanitar.


Sipas të dhënave të saj në njësinë e rezervistëve ndërkohë janë të organizuar rreth 120.000 rezerviste dhe rezervistë.

Ajo tha, se parashikon që për rreth 75.000 syresh janë në dispozicion dhe të gatshëm për veprim menjëherë.

Në sektorin e shërbimit sanitar kanë nisur përgatitjet qysh javën e kaluar.

Deri të enjten (19.03) pasdite janë paraqitur mbi 2000 rezervistë, prej të cilëve 935 mund të angazhohen menjëherë.

Bundeswehr-i sidoqoftë ndihmon edhe tani në drejtime të ndryshme, theksoi ajo.

Ndërkohë ka 50 kërkesa bazuar në nenin 35 të ligjit themeltar. Kërkesat kanë të bëjnë si me material mbrojtës e deri tek mbikëqyrja e objekteve me infrastrukturë kritike, detyra logjistike e deri tek ndërtimi i shtrateve të emergjencës.

Ndërkohë 52 të infektuar

Qëllimi kryesor i forcave të armatosura është, që të sigurojnë gatishmërinë për veprim si brenda edhe jashtë vendit.

Sfida e madhe është, se ndërkohë Bundeswehr-i sipas të dhënave të Inspektorit të Përgjithshëm, Bernhard Zorn ka 52 të infektuar dhe gjithsej 397 raste të dyshuara për infeksion.

Kramp-Karrenbauer theksoi, se aftësia për veprim është e garantuar, se kjo vlen për të gjithë ata që e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.

Ndërkohë është i përjashtuar vetëm kualifikimi i ushtarëve në Irak, tha Zorn.

Kramp-Karrenbauer tha, se brenda kësaj jave ajo do të bisedojë me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së, se çfarë sfidash i presin aktualisht forcat e armatosura. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori