Ushqimi bazë i lëkurës gjendet në produktet e kujdesit

VITAMINA A
Parandalon plakjen e parakohshme. Dermatologët sugjerojnë përbërësit e saj për terapinë e akneve. Zvogëlon shfaqjen e vijave të holla dhe madhësinë e poreve në sipërfaqen e lëkurës.
Është e pranishme në pomada që shkaktojnë një rrjepje të lehtë të lëkurës e largim të qelizave të vdekura prej saj, si dhe aktivizon mekanizmat e rigjenerimit të qelizave duke i dhënë një pamje më të shëndetshme, transmeton Telegrafi.
VITAMINA B
Vetëm vitet e fundit po shqyrtohet veprimi i vitaminave B kompleks në fushën e bukurisë, sidomos B5 dhe e B3 si përbërës në produkte të bukurisë duke ndikuar në një lagështi më të mirë të lëkurës.
Ka veprim antioksidues dhe ndihmon në pamjen rinore të lëkurës. Studimet kanë provuar që mund të zvogëlojë acarimet që formohen nga veprimi i rrezeve të diellit ultravjollcë.
Aktivizon procesin fizik të rigjenerimit të indeve të lëkurës; kështu që, ngadalëson dhe përballon procesin e plakjes. Ristrukturon lëkurën duke ofruar shumë gjallëri dhe shëndet, rrezatim dhe pamje të freskët.
VITAMINA E
Antioksidant i fortë kundër plakjes së parakohshme. Parandalon oksidimin e lipideve në membranat qelizore nga dëmtimi i parakohshëm, ndërkohë që paralelisht rrit nivelet e lagështisë në lëkurë. Forcon mbrojtjen e lëkurës nga ndikimet e mjedisit.
VITAMINA F
Është veçanërisht e çmuar për lëkurat e pjekura. Ndihmon në rigjenerimin e qelizave, në ruajtjen e lagështisë së lëkurës, forcon rezistencën natyrale, elasticitetin dhe ndriçimin e saj. /Telegrafi/



















































