Ushqimet e pasura me hekur janë të rëndësishme për tu përfshirë në dietën tuaj. Hekuri është i rëndësishëm pasi ndihmon në transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin.

Është gjithashtu thelbësor për një sistem imunitar të shëndetshëm. Të gjithë e dinë që spinaqi është i mbushur me këtë mineral, por cilat ushqime do të rrisin nivelin tuaj të hekurit?


Mungesa e hekurit e njohur edhe si anemi shkaktohet nga mungesa e hekurit. Ndërsa është e zakonshme të bëhet mungesë hekuri pas humbjes së gjakut ose gjatë shtatzënisë, shumë persona pa vetëdije vuajnë nga kjo mungesë hekuri, kjo mund të ketë ndikime serioze në shëndet.

maxresdefault 2  non veg

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se rreth një e katërta e popullsisë së botës vuajnë nga anemia.

Simptomat e zakonshme të mungesës së hekurit përfshijnë:

  • Lodhje dhe mungesë energjie

  • Gulçim

  • Rrahje të shpejta të zemrës

  • Lëkurë e zbehtë

  • Dhimbje koke dhe marramendje

shutterstock 1203457411

Mos u frikësoni nëse mendoni se mund të vuani nga mungesa e hekurit, ju lehtë mund të rrisni nivelet tuaja duke i përfshirë këto ushqime në dietën tuaj.

Cilat ushqime janë të pasura me hekur?

Domatet e konservuara

Spinaqi (padyshim)

Fasulet

Tofu

Patatet. /Telegrafi/