Nëse bëni kujdes ndaj ushqimeve që konsumoni përqendrohuni tek ushqimet me kalori të pakta dhe veti të forta ushqyese. Sepse të ngrënit e pakët gjatë një diete nuk do të thotë të mos shijosh gjithë ushqimet për të cilat ka nevojë dieta juaj.
Yndyrat
Vaji i ullirit i përdorur në gjellë në vend të margarinës dhe gjalpit ndihmon në plotësimin e dietës me acidë yndyrorë të pangopur. Ky vaj duke ulur nivelin e kolesterolit të keq, gjithashtu ju ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe paralizës.
Molla dhe dardha
Molla përmban pektinë. Në një studim të bërë në universitetin Georgia në vitin 2007, u konstatua se pektina lufton kancerin e prostatës. Dobitë tjera të pektinës janë: ndikon në qelizat kanceroze të kolonit, ul nivelin e glukozës dhe kolesterolit. Kombinimi mollë me dardhë është një burim i përsosur fibrash nëpërmjet të cilave mund të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.
Avokado
Përveç përmbajtjes së vajrave të pangopur është një burim vitamine B, E dhe potasiumi. Me formën dhe shijen e tij si të kremit përdoret tek sandviçët në vend të majonezës. Nëse avokadon e konsumoni bashkë me domate apo karota të pasura me antioksidues, ndihmoni trupin tuaj në forcimin e aftësisë së përthithjes së antioksiduesve.
Luleshtrydhe
Kontrolli i një porcioni me luleshtrydhe të pasura me fibra dhe antioksidues është i lehtë, ajo është si një lloj ushqimi i lehtë në vend të ëmbëlsirave.
Veza
Veza e cila ka vetëm 75 kalori përmban proteina të një niveli të lartë dhe veçori të shumta ushqyese. Përdorimi i vezës në shumë drejtime e bën atë të preferueshme për çdo gjellë. Vezën mund ta konsumoni në mëngjes si omëletë, të zier, mund ta grini në sallatë ose mund ta hani në darkë si omëletë italiane (frittata).
Speci i kuq
Përkrah shijes së mprehtë me përbërësit e tij siguron një mbështetje të ngrohtë të metabolizmit.
Peshk salmon
Ky lloj peshku i pasur me omega -3 siguron acidet yndyrorë të cilët nuk mund t’i prodhojë trupi juaj. Acidet yndyrorë duke ndihmuar në shëndetin e funksioneve të trurit ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe paralizës. Acidet yndyrorë omega-3 në të njëjtën kohë ndihmojnë në parandalimin e faktorëve rrezikues të infeksioneve dhe kancerit të kyçeve.
Të thatat me lëvozhgë dhe farat
Lajthitë ulin nivelin e përgjithshëm të kolesterolit. Ndërsa bajamja ndihmon në uljen e kolesterolit, parandalon sëmundjet e zemrës dhe përmban vitaminën B17 e cila ka veçori luftuese ndaj kancerit. Arra rregullon funksionet e enëve të gjakut. Farat e kungullit janë të dobishme për prostatën dhe zhvillojnë dendësinë e kockave tek meshkujt.
Çokollata bitter
Çokollata bitter e pasur me antioksidues dhe e cila përmban një antidepresiv natyral, serotoninën, në të njëjtën kohë është një burim i mirë endorfine (hormoni i lumturisë). Liron enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Por, mos harroni të konsumoni pak në porcionet tuaja.
Drithërat: karbohidratet e përziera ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit. Si një burim i mire fibrash kanë veçori mbrojtëse ndaj kancerit të stomakut dhe kolonës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme