Të gjithë e dimë se ushqimi ka rol të rëndësishëm për shëndetin tonë. Është shumë e rëndësishme që t’i konsumojmë përbërësit e vërtetë ushqimorë të cilët do të ndikojnë pozitivisht në disponimin tonë, energjinë dhe mirëqenien e përgjithshme, madje edhe kur kemi menstruacion ose kur kemi situatë stresi në punë apo në shkollë...
Produktet ushqimore që do tua lehtësojnë simptomat paramenstruale
A thua ndonjëherë keni disponim të ndryshueshëm para se të fillojnë gjakrrjedhjet menstruale, vuani nga fryrja ose ndjeheni të irituar?
Ushqimi i drejtë mund t’ju ndihmojë: që të mos keni disponim të ndryshueshëm përpiquni të konsumoni sa më shumë produkte ushqimore të cilat përmbajnë vitaminat e B–kompleksit, si për shembull: drithëra, oriz të kaftë dhe thekër ose ndonjë produkt vitaminoz.
Magnezi ndihmon në zbutjen e ngërçeve në muskuj. Shumë femra para menstruacionit kanë dëshirë të madhe për çokollata pasi që ato përmbajnë shumë magnez. Por, çokollatat përmbajnë edhe shumë sheqer i cili nga ana tjetër e zvogëlon shfrytëzimin e materieve minerale. Domethënë, më mirë është të shfrytëzoni burime të shëndetshme magnezi, si për shembull: lloje të ndryshme të perimeve që kanë gjethe të gjelbra, peshk dhe prodhime qumështore.
Produkte ushqimore që japin energji
Jeta e sotme me strese mund të jetë tejet e lodhshme. Rrallë kush mund ta kalojë ditën pa u ndjerë i lodhur ose i tendosur. Edhe në këto raste ushqimi i drejt mund t’ju ndihmojë:
Mos e konsumoni menjëherë filxhanin me kafe ose copën e tortës – sheqeri dhe kafeina japin vetëm energji të përkohshme, kurse më vonë vlerat e sheqerit në gjak shpejt bien dhe së shpejti do të ndiheni të rraskapitura në tavolinën tuaj të punës ose në stol.
Gjatë tërë ditës do të jeni në formë të mirë nëse rregullisht konsumoni sasi të vogla albuminash dhe karbohidratesh. Përpiquni që çdo ditë të konsumoni nga një mollë të gjelbër me një grusht fara liri ose jogurt të rëndomtë me arra të prera në feta të holla.
Produkte ushqimore që ndikojnë në zbutjen e stresit
Keni pasur grindje me partnerin, terminët për përfundimin e detyrave të punës afrohen, çdo ditë ngecni në rrëmujën e trafikut rrugor…Stresi i përditshëm ka shumë pasoja.
Mposhteni tendosjen duke konsumuar produkte ushqimore të cilat e nxisin gjëndrën veshkore që të prodhojë antistres hormone.
Ju nevojitet vitamina C – dredhëzat, kivi dhe speci i kuq janë burime të shkëlqyeshme të kësaj vitamine.
Vitamina B gjithashtu ndihmon. Konsumoni thjerrëza, bizele, perime të gjelbra dhe prodhime qumështore.
Produkte ushqimore që e pasurojnë jetën intime
Nëse nuk ndjeni dëshirë për marrëdhënie seksuale atëherë kjo mund të jetë shenjë se keni mungesë të disa materieve ushqyese: vitamina E është shumë e rëndësishme për instinktin seksual, prandaj më së paku dy herë në javë konsumoni peshk të yndyrshëm, si salmon dhe ton.
Furnizohuni me sasi të mjaftueshme të vitaminës A prej prodhimeve qumështore si edhe prej portokajve dhe pemëve të verdha.
Mineralet krom (i pranishëm në mish dhe djathë) dhe bor (e gjejmë në të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve), ndikojnë që të balancohet gjendja energjetike dhe kontribuojnë në krijimin e hormoneve seksuale.
Produkte ushqimore për përmirësimin e sistemit imunologjik
Shpesh herë keni kollë, ftohje ose infeksione të tjera monotone? Atëherë, ndoshta sistemit tuaj imunologjik i nevojitet pak mbështetje.
Përforconi forcat tuaja mbrojtëse përmes konsumimit të vitaminës C në sasi të bollshme, si për shembull: domate, portokaj, si dhe pemë e perime të tjera.
Ju nevojitet zinku, të cilin e gjejmë në përbërjen e vezëve, peshkut si dhe farave të lulediellit dhe në susam.
Produkte ushqimore për gjumë të thellë
Më e rëndësishmja që duhet ta dini është se kafeinën dhe alkoolin nuk duhet t’i pini para se të flini. Ekzistojnë produkte ushqimore të cilat to t’ju ndihmojnë që të flini më lehtë dhe të bëni gjumë të thellë:
Amino acidi triptofan është i nevojshëm për gjumë të shëndetshëm. Më së shumti e gjejmë te kumbullat, bananet, hurmat e thata dhe qumështi.
Mungesa e magnezit dhe kalciumit mund të sjellë deri te tendosja trupore dhe shpirtërore. Që të mos keni probleme të këtilla konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër të errët, peshk, arra dhe drithëra.
Ideal për gjumë është jogurti i rëndomtë, në të cilin do të fusni hurma të copëtuara, bukë thekni ose pije prej bananesh dhe qumësht soje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme