LAJMI I FUNDIT:

USAID e vlerëson Gjilanin kampion për transparencë për vitin 2018

USAID e vlerëson Gjilanin kampion për transparencë për vitin 2018

Programi i USAID-it, Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM), ka prezantuar sot rezultatet e gradimit dhe vlerësimit të kapaciteteve të organizatës, ku Gjilanin e ka vlerësuar si kampion në indikatorët në fushën e transparencës.

“Si program u kemi ofruar mbështetje dhe gjithëpërfshirje pesë komunave, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës dhe Vushtrisë. Në kuadër të monitorimit dhe vlerësimit, Komuna e Gjilanit dhe ajo e Vushtrrisë prijnë në këtë fushë në bazë të indikatorëve të publikimit të informatave në prokurim, ato për buxhetin për vitin 2018 dhe publikimin e planit të punës, ku edhe ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraprak”, ka thënë Agim Salihu, zyrtar i projektit të USAID, Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

Ndërkohë, drejtori i këtij programi, Stephen Carpenter, ka thënë se bazuar në kushtet e gradimit, Komuna e Gjilanit ka rritje të performancës në përgjithësi, nga 44 për qind në vitin 2017, në 53 për qind të gradimit për vitin 2018.


Ai theksoi se sfidë edhe këtë vit ka qenë prokurimi, marr parasysh numrin e zyrtarëve të suspenduar si pasojë e një aktakuze të prokurorisë, por ka përgëzuar menaxhmentin për angazhimin e disa zyrtarëve për mbulimin e këtij boshllëku.

“Gjilani ka shënuar përparime disa lëmi, siç është transparenca, ka qenë shumë në nivel të lartë sa i përket publikimit të informatave për buxhetin, planifikimin e punës, sikurse që është komuna e parë që e ka hartuar Librin Komunal të Proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike. Por, problem kanë qenë anulimi i një numri të madh të aktiviteteve të prokurimit dhe numri i ankesave të operatorëve, po ashtu ka qenë i madh. Komuna e Gjilanit e ka dëshmuar mund të përmirësohet dhe besoj që në dy vitet e ardhshme mund të arrij në nivel edhe më të lartë”, ka deklaruar  Carpenter.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka falënderuar USAID’in për vlerësimin dhe mbështetjen në këtë dhe programet tjera për këtë komunë, në të mirë të përmirësimit të performancës.

Ai është zotuar se në mbledhjen e radhës së bordit të drejtorëve do të diskutohen për të gjeturat dhe rekomandimet, në mënyrë që të përmirësohen fushat ku ka ngecje.

‘Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse’ (TEAM) është projekt pesëvjeçar i financuar nga USAID që ka filluar me 11 janar 2017 dhe është planifikuar të përfundojë në janar 2022. Projekti është i dizajnuar që të përmirësojë drejtësinë, transparencën dhe mbikëqyrjen e prokurimit duke ofruar asistencë të plotë në të gjitha 38 komunat e Kosovës, me theks të veçantë në pesë komunat që janë në fokus të projektit përmes mentorimit, trajnimit dhe stërvitjes për të përmirësuar llogaridhënien për fondet dhe shpenzimet publike.​

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori