Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për Barilevën: Ndërtim të sheshit dhe dyfishim të subvencioneve në bujqësi

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte nga ora 19:00 do të prezantojë zgjidhjet e tij për fshatin Barilevë.
Takimi do të mbahet në shkollën “Ali Kelmendi”, ku ai ka ftuar qytetarët e kësaj zone t’i bashkohen.
Ismaili ka theksuar se Barileva është pjesë e pandarë e kryeqytetit dhe si e tillë meriton kujdes e investime njësoj si qendra.
Plani i tij synon urbanizim të qëndrueshëm të hapësirave, duke ruajtur karakterin rural të Barilevës dhe duke e harmonizuar me potencialin e saj ekonomik e social.
Projektet identifikuese të Ismailit për Barilevën përfshijnë:
- Ndërtimin e sheshit të Barilevës;
- Ndërtimin e një çerdheje të re;
- Rregullimin e shtratit të lumit me shtigje për vrapim;
- Rregullimin e stadiumit të Barilevës;
- Dyfishimin e subvencioneve për bujqësi;
- Krijimin e fondit për mbrojtjen e bujqve;
- Funksionalizimin dhe shtimin e shërbimeve mjekësore në QMF-në e fshatit;
- Ndriçimin e të gjitha rrugëve dhe hapësirave publike.
Ky tubim është pjesë e turit të Uran Ismailit në lagje dhe fshatra të kryeqytetit, ku ai po prezanton projektet konkrete që synojnë të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/17JYWtbz1e/?mibextid=wwXIf

















































