LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Tetovës e inauguroi Institutin Ekologjik dhe Teknologjik (Foto)

Universiteti i Tetovës e inauguroi Institutin Ekologjik dhe Teknologjik (Foto)

Universiteti i Tetovës, me një ceremoni solemne e ka inauguruar Institutin Ekologjik dhe Teknologjik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në inaugurimin e këtij instituti të pranishëm ishin Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Doc. Dr. Festim Halili, Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Doc. Dr. Agim Nuhiu, rektor universitetesh, senatorë, dekanë, profesorë dhe studentë. Instituti në fjalë është themeluar në bashkëpunim mes Universitetit të Tetovës, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi” i Shkupit.

1


“Objekti që do të shfrytëzohet për veprimtarinë e Institutit Ekologjik dhe Teknologjik, disponon hapësirë prej 340 metër katrorë, ku përfshihen pjesa e laboratorit shkencor, hapësirat ndihmëse, ambientet e akomodimit, si dhe hapësira të tjera përcjellëse të Institutit. Sipas kërkesave dhe nevojave, në të ardhmen do të investojmë për të arritur standardet bashkëkohore për studime të mirëfillta në fushën e studimit të florës dhe faunës, si dhe koleksionimin e tyre shkencor. Sikurse e dimë të gjithë, pasuritë natyrore, flora dhe fauna, janë të krijuara njëherë dhe nuk mund të zëvendësohen me asgjë tjetër dhe, si të tilla kërkojnë aplikim të njohurive shkencore dhe menaxhim racional të tyre, sepse në të kundërtën vihet në pikëpyetje ekzistimi i tyre dhe i jetës së njerëzimit”, ka thënë rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, me ketër rast.

Zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Doc. Dr. Festim Halili u shpreh se mbështetja e Qeverisë së Maqedonisë për Universitetin e Tetovës nuk do të mungojë asnjëherë, duke shtuar se vetë instituti do të jetë një pararojë e masivit të Malit Sharr. “Sot është një ditë gëzimi për Universitetin e Tetovës, për shkencën, arsimin, por edhe për banorët e fshatrave të Malësisë së Sharrit dhe jo vetëm, sepse këtu tanimë do të jenë hulumtuesit shkencorë të cilët do të kenë një fole të veten, Institutin Ekologjik dhe Teknologjik.

“Është e domosdoshme të kontribuojmë për ngritjen e vetëdijes së njerëzve për rëndësinë e Malit Sharr nga aspekti i biodiversitetit dhe lidhur me mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm në tërë rajonin përreth këtij mali”, ka theksuar gjatë këtij solemniteti ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti.

2Në hapjen e Institutit Ekologjik dhe Teknologjik të Universitetit të Tetovës, të pranishmit me fjalë rasti i përshëndeti Prof. Dr. Behxhet Mustafa nga Universiteti i Prishtinës, Prof. Dr. Hajdar Kica nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, si dhe Ermelinda Xheta, zëdhënëse e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Po ashtu, në Institutin Ekologjik dhe Teknologjik, prej sot e deri më 25 korrik do të zhvillohen aktivitetet e Shkollës verore, që organizohet nga Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Prishtinës, në kuadër të projektit “Mësimi ndërkufitar për Menaxhimin e Ekosistemit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Rajonin e Maleve të Sharrit”, i financuar nga Bashkimi Evropian, njoftojnë nga
Zyra për informim e UT./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori