LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 5° fair_night

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan shënon 12-vjetorin e themelimit – Rektori flet për arritjet dhe sfidat

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan shënon 12-vjetorin e themelimit – Rektori flet për arritjet dhe sfidat

Në kuadër të shënimit të 12-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, rektori i këtij institucioni, Artan Dermaku, ka folur për rrugëtimin dhe arritjet e universitetit gjatë këtyre viteve, si dhe për sfidat që e presin në të ardhmen.

Dërmaku nënvizoi se nderimi i figurës së Kadri Zekës përmes emrit të universitetit është një mënyrë për të ruajtur dhe vlerësuar kontributin e tij për shoqërinë.

“Emri i Universitetit të Gjilanit është emri i një heroi i cili dha gjithçka. Të paktën ajo çfarë ne mund të bënim ishte që këtij universiteti t’ia jepnim emrin e tij, të cilin me nder do ta mbajmë”, u shpreh Dermaku, duke theksuar se për tetë vite, universitetin e udhëhoqi ish-rektori dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, i cili vendosi themelet e para të këtij institucioni.


“Ai la një bazë të mirë dhe bëri hapat e parë, më të vështirët ndoshta, duke na lënë si trashëgimi këtë universitet”, theksoi ai.

Duke folur për zhvillimin akademik dhe shkencor, rektori Dermaku tha se gjatë këtyre viteve universiteti ka arritur suksese të konsiderueshme në akreditim dhe ndërkombëtarizim.

“Ne kemi bërë akreditimin pesëvjeçar, një akreditim institucional që është maksimumi që mund të fitojë një universitet. Kemi bërë akreditime dhe riakreditime pothuajse të gjitha programeve, kemi bërë ndryshime në shumë rregullore, në të cilën ne e suportojmë punën shkencore të mësimdhënësve tanë”, tha ai.

Një nga aspektet më të rëndësishme, sipas tij, ka qenë edhe zgjerimi i bashkëpunimeve ndërkombëtare.

“Kemi arritur një numër të jashtëzakonshëm të bashkëpunimeve ndërkombëtare në drejtim të thellimit të lidhjeve me shumë universitete dhe jemi në atë drejtim që të krijojmë edhe programe të përbashkëta me universitete anë e mbanë botës”, shtoi Dermaku.

Në fjalën e tij, rektori theksoi se një nga sfidat kryesore për universitetin mbetet infrastruktura. “Ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për kampusin e universitetit, i cili është shumë i nevojshëm që ky universitet të mund të zhvillohet me programe të reja. Sepse pa infrastrukturë, ne nuk mund të zhvillohemi”, potencoi ai.

Sipas tij, tashmë janë identifikuar disa mundësi për një hapësirë të re për universitetin.

“Së fundmi, ne kemi arritur të gjejmë dy-tri opsione, të cilat Kuvendi Komunal duhet t’i pranojë si kërkesa për një hapësirë të re, përndryshe, publikisht po e them se rrezikojmë t’i humbim fondet të cilat janë të dedikuara për universitetin”, përfundoi ai.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan synon të vazhdojë rrugën e zhvillimit akademik, duke ofruar programe të reja, duke integruar teknologjinë në fushat e studimit dhe duke rritur standardet e tij për të qenë një qendër e rëndësishme e dijes dhe inovacionit në rajon. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Kalo në kategori