Studimet e larta janë një mënyrë e mirë për të gjeneruar të ardhura nga jashtë dhe shumë shtete ofrojnë mundësi për të tërhequr studentë nga vendet e tjera.
Sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2022 rezulton se Shqipëria kishte numrin më të ulët të studentëve të huaj në Europë me vetëm 1872 të tillë. Vendi ynë ka renditje shumë më të dobët se edhe vendet e tjera të Rajonit. Në Maqedoninë e Veriut u numëruan mbi 4700 studentë të huaj, ndërsa në Serbi mbi 11,200 të tillë.
Ndër vendet europiane, Franca, Gjermania dhe Turqia kryesojnë Europën për numrin e lartë të studentëve të huaj. Në vitin 2022 mbi 263 mijë studentë kishin zgjedhur universitetet franceze për studime, të ndjekur nga Gjermania me 252 mijë studentë të huaj dhe Turqia me 244 mijë të tillë. Polonia, Spanja, Italia ishin ndër vendet e tjera me numrin me të lartë e studentëve të huaj me nga rreth 90 mijë secila. Nga vendet e Gadishullit Ballkanit bie në sy Rumania me rreth 38 mijë studentë të huaj.
Të rinjtë kur vendosin të studiojnë në një vend të huaj, nisën nga cilësia arsimore dhe nga kostot ( të tilla si tarifat e studimeve-kostot e jetesës si qiratë dhe ushqimi). Vende të tilla si Gjermania dhe Franca ofrojnë arsim të lartë cilësor dhe tarifa të ulëta, ndërsa vendet e lindjes zakonisht zgjidhen për kostot e ulëta të jetesës. Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Europës ofron kosto të ulëta jetese po nuk ka ofertë arsimore të cilësisë së lartë. Universitet shqiptare renditen të fundit në listat e akreditimit dhe vendi duket se nuk po bën hapa para për të rritur cilësinë edhe për vendasit.
Ekspertët e arsimit sugjerojnë se Shqipëria duhet të mendojë fillimisht të përmirësojë ofertën e arsimit të lartë për të frenuar ikjen e të rinjve shqiptarë për të studiuar jashtë vendit. Të dhëna nga OECD-së tregojnë se një stok prej rreth 18 mijë studentësh shqiptare ndjekin studimet në universitet jashtë vendit. Megjithatë universitetet private në kushtet kur numri i të rinjve po bie me shpejtësi po përpiqen të ndërtojnë oferta dhe programe mësimore për të huajt. Psh në Universitetin Zonja e Këshillit të Mirë ka shumë studentë italianë që ndjekin studimet në Shqipëri për shkak të kostove më të lira, kundrejt një programi me cilësi të njëjtë me Universitet italiane, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025