Marcos Rojo nuk bën pjesë në planet e Manchester Unitedit, prandaj klubi shpreson ta shesë me çmimin sa më të lartë të mundshëm.

Qëndrimi i 30-vjeçarit në Old Trafford duket se ka marrë fund, ndërsa që nga janari i këtij viti, ai u huazua te Estudiantes.


Ndërsa Djajtë e kuq shpresojnë që klubi i qytetit të tij të ketë edhe konkurrencën e Boca Juniors, në mënyrë që shitja të jetë sa më e favorshme.

MarcosRojo 1 (Foto: Rodrigo Valle/Getty Images/Guliver)

Unitedi e bleu Rojon për 16 milionë funte (18 milionë euro) nga Sporting Lisbona në vitin 2014 dhe krahas përfitimeve nga shitja e tij, do ta heqë edhe nga lista e pagesave.

Klubi anglez shpreson të përfitojë rreth 12 milionë funte (13.5 milionë euro) nga Boca Juniors apo Estudiantes. /Telegrafi/

telegrafi sport app