Thuhet se Manchester United është kthyer drejt mesfushorit Marcelo Brozovic, pasi ka mësuar se shoku i skuadrës dhe kombëtares, Ivan Perisic nuk është në shitje.

Jose Mourinho ishte në mesjavë në Zagreb për të shikuar kombëtaren e Kroacisë nga afër, duke shkaktuar thashethemet se ai ishte duke mbajtur një sy në anësorin Perisic.


Sipas Calciomercato.it dhe The Sun, Mou bëri një ndaj agjentit të Perisicit, Fali Ramadani, por ai i tha se Interi nuk do ta shesë për më pak se 60 milionë euro.

Në vend të kësaj, Manchester United ka kthyer vëmendjen e tyre në drejtim të shokut të skuadrës dhe kombëtares, Brozovic, transmeton Telegrafi.

Mesfushori kroat në përgjithësi luan një rol më qendror në krahasim me Perisic i cili luan vetëm si anësor, por përparësia e tij për dallim nga ish-futbollisti i Wolfsburg është se Brozo ka vetëm 24 vjet.

Mbi të gjitha, Brozovic konsiderohet si tepricë e kërkesave në Inter pasi ata nënshkruan me Roberto Gagliardinin nga Atalanta në afatin kalimtar të janarit.

Kroati është nën kontratë deri në qershor të vitit 2021 dhe Nerazzurrët shpresojnë për të marrë një shumë të madhe nga lojtari që ata paguan vetëm 8 milionë euro në vitin 2016.

Brozovic ka pesë gola dhe katër asistime në 22 ndeshje zyrtare në nivel klubi këtë sezon, ndërsa gjithashtu ka edhe gjashtë gola në 25 paraqitje për Kroacinë.

The Sun sugjeron se Manchester United mund edhe të jenë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 50 milionë euro të Brozovicit, edhe pse Interi do të jenë të gatshëm për të negociuar edhe për një çmim më të ulët se kaq. /Telegrafi/

telegrafi sport app