Talenti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha evropiane, Manchester Unitedi dhe Barcelona.

Hudson-Odoi ishte një objektiv i madh i Bayern Munichut gjatë afatit kalimtar të janarit, por tri oferta të tyre u refuzuan nga londinezët.


Megjithatë, interesimi i gjigantit gjerman nuk është ndalur pasi synojnë ta transferojnë atë gjatë verës, ndërsa rivalizohen nga Borussia Dortmund.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Bavarezët do ta kenë të vështirë transferimin e talentit anglez, pasi tani konkurrenca për të është rritur.

callum Hudson Odoi 1 Callum Hudson-Odoi (Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi dhe Barcelona i janë bashkuar garës për të transferuar sulmuesin anësor të Bluve.

Adoleshenti në verë hyn në vitin e fundit të kontratës me Chelsean, por largimi i mundshëm i Eden Hazard po bënë që drejtuesit e klubit ta mbajnë Hudson-Odoin. /Telegrafi/

telegrafi sport app