LAJMI I FUNDIT:

Unitedi arrin marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin e Wan-Bissakas

Unitedi arrin marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin e Wan-Bissakas

Manchester United ka arritur marrëveshje me Cryztal Palacen për transferimin e mbrojtësit të djathtë Aaron Wan-Bissaka.

Marrëveshja do të mbyllet për 55 milionë euro, derisa 21-vjeçari do të udhëtojë për teste mjekësore, para se të shkojë për pushime.

Djajtë e Kuq do t’i ofrojnë mbrojtësit anglez një kontratë afatgjate, gjersa paga e tij do të jetë rreth 90 mijë euro në javë.


Aaron Wan-Bissaka (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Aktualisht ai fiton 15 mijë euro në javë në Selhurst Park, e që është lojtari me pagën më të vogël te ‘The Eagles”.

Wan-Bissaka për teste mjekësore te Manchester Unitedi
Lexo po ashtu Wan-Bissaka për teste mjekësore te Manchester Unitedi

Wan-Bissaka ishte me gurpmoshat U21 të Anglisë në Kampionatin Evropian, ndërsa ka debutuar te Crystal Palace në vitin 2018.

United fillimisht do t’i paguajë 50 milionë euro + 5 milionë euro bonuse, e që do të bëhet transferimi i pestë i skuadrës pas, Paul Pogbas, Romelu Lukakut, Angel di Marias dhe Fredit. /Telegrafi/