LAJMI I FUNDIT:

United rivalizon Juven dhe Interin për Kovacicin

United rivalizon Juven dhe Interin për Kovacicin
MALAGA, SPAIN - APRIL 15: Mateo Kovacic of Real Madrid controls the ball during the La Liga match between Malaga CF and Real Madrid CF at Estadio La Rosaleda on April 15, 2018 in Malaga, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Jose Mourinho po kërkon mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.

El Mundo Deportivo raporton se klubi anglez po i rivalizon fuqishëm Juventusin dhe Interin për reprezentuesin kroat.

Javën e kaluar 24-vjeçari la të kuptohej se mund të largohet prej madrilenëve pasi që po kërkon që rregullisht të paraqitet në fushë, të cilën mund t’ia mundësojë Manchester United.


“Unë besoj se do të duhet të luajë më shumë, qoftë në Real apo diku tjetër”, tha ai.

Mateo Kovacic (Getty Images)

“Tani është koha të luaj. Oferta? Kam kontratë me Realin dhe nuk dëshiroj të komentoj për klubet e tjera”, pohoi mesfushori.

Theksojmë se futbollisti luajti vetëm në dhjetë raste këtë sezon si startues për Los Blancos.

Kovacic në total deri më tani ka pasur 73 paraqitje për spanjollët dhe ka shënuar vetëm një gol. Me Realin e ka fituar njëherë La Ligën dhe tre herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/