Manchester City ka kohë që po e kërkon transferimin e Milan Skriniar nga Interi.

Mbrojtësi sllovak po kalon nëpër një formë të lartë te Nerazzurët që disa sezone, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.


Por, sipas asaj që raporton The Indepedent, Manchester United është futur seriozisht në garë për Skriniarin.

skriniar real1

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të përforcojë fazën defanzive dhe anëtari i Interit është në krye të listës së dëshirave të tij.

Si norvegjezi, edhe Pep Guardiola është një admirues i madh i lojës së Skriniar dhe po tenton transferimin e tij në Etihad.

Interi do të lejonte largimin e mbrojtësit vetëm nëse pranojnë mbi 80 milionë euro për kartonin e tij.

Duket se një garë e nxehtë mes dy rivalëve lokal do të zhvillohet në këtë verë, mirëpo ende nuk dihet për dëshirën e lojtarit nëse dëshiron të largohet apo të qëndrojë në Giueseppe Meazza. /Telegrafi/

telegrafi sport app