LAJMI I FUNDIT:

United dhe Liverpool në garë për Chamberlain

United dhe Liverpool në garë për Chamberlain

Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë futur në garë për mesfushorin e Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain.

Anglezi nuk është duke gjetur hapësirat e duhura te Arsenali, ndërsa në këtë sezon është kushtëzuar edhe nga lëndimet.

Për lojtarin ka interesim nga disa skuadra, por kryesoret janë Liverpool dhe Manchester United.


Lojtari mund të largohet gjatë verës, pasi ka humbur edhe vendin në kombëtaren angleze. /Telegrafi/