United dështon në ‘Old Trafford’, barazon me West Ham (Video)

Manchester United dhe West Ham kanë ndarë pikët në Old Trafford.
‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë arritur të fitojnë në shtëpi përball ‘Çekanëve’, pasi kanë luajtur baras me rezultat 1-1.
Pjesa e parë e takimit ishte më atraktive pasi u shënuan edhe dy golat e ndeshjes, me secilën skuadër nga një.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët që shënuan me anë të Diafra Sakho, i cili shënoi në minutën e dytë nga afërsia pas asistimi të Dimitri Payet.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 21-të nga Zlatan Ibrahimovic, i cili shfrytëzoi mirë një super-asistim nga Paul Pogba dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Në pjesën e parë vlen të përmendet që u Pogba u ndëshkua në minutën e 27-të me kartonë të verdhë pas simulimit, ndërsa Jose Mourinho u përjashtua nga loja pas protestave të shumta.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e mirë për Unitedit që provuan disa herë të gjejnë golin e epërsisë, por herë gabuan e herë u ndalën nga portieri Randolph.

Pas këtij barazimi, ‘Djajtë’ gjenden në pozitën e gjashtë me 20 pikë dhe javën e ardhshme udhëtojnë në Everton, ndërsa West Ham e sheh vetën në pozitën e 16-të me 12 pikë, teksa e pret Arsenalin në shtëpi. /Telegrafi/
https://twitter.com/onlinegameslive/status/802918234580197377

















































