Kombet e Bashkuara thanë se 2016-ta ka qenë viti më i keq për fëmijët e prekur nga lufta civile në Siri, ku raportohet se së paku 652 fëmijë janë vrarë dhe miliona të tjerë kanë vuajtur si refugjatë.
“Rastet e verifikuara të të vrarëve, të gjymtimit dhe të rekrutimit të fëmijëve janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar, në një përshkallëzim drastik të dhunës në vend”, thuhet në raportin që publikoi sot Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara – UNICEF.
Raporti vjen dy ditë para përvjetorit të gjashtë të luftës civile në Siri, e cila ka nisur në mars të vitit 2011 me shpërthimin e protestave kundër presidentit Bashar al-Assad.
Rreth 300,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga luftimet, të cilat kanë krijuar po ashtu krizën më të madhe me emigrantë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin grupe të ndryshme rebele në luftimet kundër Assadit, ndërsa Rusia dhe Irani mbështesin Assadin.
Konflikti përfshin edhe luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik, i cili kundërshtohet nga të gjitha palët.
“Thellësia e vuajtjes është e pashembullt”, tha Geert Cappelaere, shef për Lindjen e Mesme i UNICEF-it. “Miliona fëmijë në Siri sulmohen në baza ditore”, tha ai.
Sipas raportit, 652 fëmijët e vrarë vitin e kaluar, paraqesin rritje për 20% të viktimave fëmijë, krahasuar me vitin 2015. Raporti bën të ditur se së paku 255 fëmijë janë vrarë në ose pranë shkollave.
Shumë nga fëmijët janë vrarë direkt nga konflikti, por shumë të tjerë kanë vdekur për shkak të mungesës së qasjes te mjekët dhe shërbimet bazike, thuhet në raport.
UNICEF ka verifikuar 850 raste të fëmijëve që janë rekrutuar për të luftuar në konflikt, gati dyfish më shumë se në vitin 2015.
“Fëmijët janë duke u shfrytëzuar dhe rekrutuar për të luftuar direkt në vijat e frontit. Ata janë duke marrë pjesë gjithnjë e më shumë në role luftarake, përfshirë rastet ekstreme si: ekzekutues, kamikazë apo roje burgu”, thekson raporti.
UNICEF paralajmëron se shërbimet sociale dhe mjekësore vazhdojnë të përkeqësohen, duke detyruar shumë fëmijë “të punojnë, të martohen herët dhe të luftojnë”.
Dhjetëra janë duke vdekur nga sëmundje të parandalueshme, thuhet në raport.
I njëjti raporton thekson se së paku 6 milionë fëmijë mbështeten në ndihma humanitare dhe se 2.3 milionë janë refugjatë në Turqi, Liban, Jordani, Egjipt dhe Irak. Rreth 280,000, ndërkaq, jetojnë nën rrethim, pa ndonjë ndihmë humanitare. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga ‘sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës’

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare