Lidhja e përbashkët turistike e Ulqinit dhe Kosovës edhe pas liberalizimit të vizave do të vazhdojë të qëndrojë e njëjtë. Ulqinakët me traditën e tyre mikpritëse për këtë sezon verorë po përgatitin bregdetin e tyre për turistët kosovarë. Kështu vlerësojnë drejtues të komunës së Ulqinit dhe biznesmenë. Ndërkaq, kosovarët tashmë me mundësitë e tyre për të udhëtuar në Evropë pa viza, sipas ulqinakëve ata prapë do të zgjedhin Ulqinin për t’i kaluar pushimet e tyre.
Sipas drejtuesve të kësaj komune, çmimet kanë pasur trend rritës edhe në Ulqin sikur në gjithë botën, por megjithatë sipas tyre çmimet nuk janë shtrenjta për turistët. Derisa ndër kërkesat kryesore të vazhdueshme të kosovarëve në bregdetin e Ulqinit janë akomodimi në hotele të përshtatshme dhe çmime më të lira. Përpos kërkesave për pushime në bregdetin e Ulqinit kosovarët po mendojnë edhe për investime në atë pjesë. Por, prapë ata mendojnë se çmimet janë të volitshme.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari ka treguar se komuna e Ulqinit për sezonin veror ka investuar në bregdet dhe shumë investime kryesore në atë pjesë janë edhe në bashkëpunim me kosovarët.
Bajraktari thekson se kosovarët nuk do të ndërrojnë Ulqinin për pushimet e tyre, sepse sipas tij, Ulqini u ofron atyre siguri dhe mikpritjen të cilën nuk mund të gjejnë në asnjë shtet tjetër.
“Lidhjet e përbashkëta i kemi me dekada dhe i kemi më të forta se kurrë, kemi punuar që këto lidhje ti përforcojmë në ekonomi, kulturë, turizëm dhe arsim. Lidhjet i kemi edhe familjare, lidhje të fuqishme dhe mendoj që marrëdhëniet mes Ulqinit dhe Kosovës janë të përhershme. I ofrojmë mikpritjen dhe sigurinë e cila nuk e gjejnë kosovarët në asnjë vend tjetër dhe ajo është kompetent kryesor që na veçon, konkurrenca është bërë pak më e madhe se sa ka qenë, por mendoj se për kosovarët Ulqini është numër një.
Edhe në ofertën tonë e rregullojmë vazhdimisht tani edhe me liberalizimin e vizave kosovarët do të jenë edhe më të kënaqur, nuk mendoj se ata do të vijnë më pak, por më shumë në Ulqin, sepse është mirë, e kanë lëvizjen më të lirë të shohin disa shtete evropiane, por në fund më mirë se në Ulqin nuk ka. Me punën e qeverisë dhe komunës, ne Ulqini kemi arritur që dy investime t’i kemi nga Kosova dhe ajo është një arrije shumë e madhe. Për investimet kosovare Ulqini është më i preferuar, në krahasim me Shqipërinë. Çmimet e kanë pas trendin e rritjes i cili ka përcjell gjithë botën dhe ai nuk ka pas ndalje as në Ulqin, por për çmime mendoj se është më i volitshëm dhe aty kemi përmirësim. Thirrja ime është shumë e thjeshtë, le të vijnë aty ku i thotë zemra të vijën”, thekson Bajrakatari.
Ndërkaq, ministri i pakicave në Mal të zi, Fatmir Gjeka, tha se javët e fundit të sezonit pranveror kanë qenë përplot me turistë kosovarë dhe se kjo sipas tij, tregon se Ulqini është i kosovarëve. Ai tha se ofertat që Ulqini i ofron qytetarëve të Kosovës, nuk i ofron asnjë qytet tjetër.
“Mund të them këtë vit e prezanton ofertën e qytetit, jo vetëm të turizmit në formë të ndryshme. Vetë shteti i Kosovës dhe qytetarëve e Kosovës e pëlqejnë Ulqinin edhe pse ju uroj liberalizimin e vizave e kanë prej janarit të këtij dhe pushime të këndshme në gjithë botën. Por jam i sigurt se do të vazhdojë të jenë të Kosovës, çka edhe u tregua javën e fundit ku kishim vizitorë nga Kosova dhe se do të vazhdojë nga Kosova. Ulqini është i njohur për siguri për turistët rajonit nuk kemi konflikte dhe për këtë shquhemi, kemi ofertë për akomodime, hotele dhe ato private, por atë çka e dallon Ulqinin është se ka një plazh të madh që është më i bukur në këtë zonë dhe vet oferta ato janë si ende qytetet e tjera nuk e kanë arritur”, thotë ai.
Ndërsa, Edmond Paloka përfaqësues i një hoteli në Ulqin thekson se të gjitha investimet në hotelieret e Ulqinit u dedikohen turistëve kosovarë. Sipas tij, interesimi i kosovarëve për hotelet e këtij vendi është shumë i madh, ‘sa ndonjëherë nuk ka as vende të lira për ta’.
“Ka filluar gjatë, do të vazhdojë edhe më gjatë, çka mundemi ne me bërë më të mirë, që produktet të jenë në rregull dhe në kohën e stome produkti jonë të jetë i vlefshëm për treg, kushtet ndërrojnë dita ditës dhe e jona është të plotësojmë kushtet. Jemi resort i madh, bashkëpunojmë me Kosovën nga dita e parë, shpresojmë edhe më gjatë. Kemi klient të rregullt që çdo gjë që ka ndryshim të mirë apo të keq, ata e vërejnë, japin lëvdata apo e kritikojnë. Kemi pasur super ofertë, vikendin e kaluar kemi pas mbi 400 turistë nga Kosova. Më vjen keq si nuk ka shumë dhoma për gjithë turistët nga Kosova”, thotë ai për kp.
Edhe Qazim Resulbegu përfaqësues i një hoteli tjetër në Ulqin thekson se sezoni 2024 do të jetë superior për turistët dhe diasporën kosovare.
Ai thotë se kërkesa e vazhdueshme e turistëve kosovarë janë çmimet e lira, dhe për këtë arsyeje sipas tij, po përgatiten çmime të veçanta më të lira vetëm për klientelën kosovare.
“Sezoni 2024 ka me qenë më i veçantë, manifestime më të pasura dhe me një organizim të sezonit në nivel më të lartë. Çmimet ne si hotelier kemi një marrëveshje që ato për turistë nga Kosova posaçëm dhe për të huajt të kemi një çmim tjetër dhe mendoj ky ka qenë propozim të cilin e kemi dhënë. Me siguri do të jenë më të lira për turistët nga Kosova. Çdo vit kualitet dhe shërbimet në hotele rriten, rriten dhe çmimet, por siç thashë jemi organizuar që çmimet për banorë të Kosovë t’i formulojmë në një çmim që do të jetë i pranueshëm nga kosovarët.
Kërkesa e vazhdueshme është për çmimet më të lira. Por mendoj që do të plotësojmë një kërkesë të tyre, e cila mendoj që do të jetë shumë. Mirësinë e Ulqinit se besoj se e ka një shtet tjetër dhe më duket që turistët nga Kosova nuk e ndjejnë veten më të sigurt se në Ulqin, kosovarët nuk kanë në Ulqin të huaj, por kanë ardhur në qytetin e tyre”, shtoi ai.
Ditë më parë. me moton “Faleminderit Kosovë”, ulqinakët organizuan darkën tradicionale për të shprehur falënderimet ndaj Kosovës për besnikërinë që për vite me radhë i jep vendi ynë Ulqinit dhe viseve përreth. Ulqinakët, Kosovën e konsiderojnë partnerë të pazëvendësueshëm në të gjitha aspektet, turistike, kulturore, arsimore, biznesore si dhe ato familjare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova