Vendet e mëdha prodhuese të naftës të udhëhequra me në krye Arabinë Saudite thanë se po reduktojnë përsëri furnizimet me naftë të papërpunuar. Këtë herë, vendimi ishte i befasishëm dhe po nxjerr në pah shqetësimet për ecurinë e ekonomisë globale.
Rusia po bën të njëjtën gjë duke e zgjatur afatin e shkurtimit të furnizimeve për deri në fund të vitit. Në teori, një ulje e sasisë së naftës që rrjedh në rafineri do të nënkuptojë çmime më të larta të karburantit dhe mund ta rrisë inflacionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë. Dhe kjo mund të ndihmojë gjithashtu Rusinë të zbusë efektin e sanksioneve perëndimore lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.
Vendimi i prodhuesve të naftës, shumë prej tyre anëtarë të OPEC-ut, për të ulur prodhimin me më shumë se 1 milion fuçi në ditë vjen pasi çmimet standarde të naftës së papërpunuar ndërkombëtare ranë mes një ekonomie globale të ngadalësuar që ka më pak nevojë për karburant për udhëtime dhe industri .
Ky shkurtim i shtohet një uljeje prej 2 milionë fuçish në ditë të njoftuar në tetor. Të dy shkurtimet përbëjnë rreth 3 për qind të furnizimit botëror të naftës.
Pse po shkurtojnë furnizimin prodhuesit e naftës?
Arabia Saudite, anëtari kryesor i OPEC-ut, tha të dielën se kjo masë është “parandaluese” për të shmangur një rënie më të thellë të çmimeve të naftës.
Ministri saudit i Energjisë, Abdulaziz bin Salman, ka pasur vazhdimisht një qasje të kujdesshme ndaj kërkesës së parashikuar për furnizim dhe ka favorizuar të qenit proaktiv në përshtatjen e ofertës përpara një rënieje të mundshme të nevojave për naftë.
Çmimet e naftës ranë nga nivelet më të larta prej mbi 120 dollarë për fuçi verën e kaluar në 73 dollarë muajin e kaluar. Çmimet u rritën pas njoftimit të së dielës, në rreth 85 dollarë të hënën, duke u rritur me 6 për qind.
Me frikën e një recesioni në SHBA, të thelluar nga falimentimi i bankave, mungesa e rritjes ekonomike evropiane dhe faktin që rimëkëmbja e Kinës nga COVID-19 po zgjat më shumë se sa pritej, prodhuesit e naftës janë druhen për një rënie të papritur të çmimeve si gjatë pandemisë dhe krizës financiare globale në vitet 2008-2009.
“Ishte një surprizë për të gjithë, mendoj, vëzhguesit dhe analistët e tregut. Shpejtësia, koha dhe përmasat e kësaj lëvizjeje ishin të gjitha domethënëse”, thotë analisti i tregjeve të kapitalit Mohammed Ali Yasin, duke theksuar se një reduktim pritej në takimin e 4 qershorit të OPEC-ut dhe se fakti që vendimi u mor tani nënvizoi urgjencën e ndjerë nga prodhuesit.
“Qëllimi tani është të shmanget një rënie të vazhdueshme të çmimit të naftës në nivele nën 70 dollarë për fuçi, gjë që do të ishte shumë negative për ekonomitë prodhuese”, shtoi ai.
A do të keqësojë inflacionin ulja e prodhimit?
Gjasat janë të mëdha. Analistët thonë se oferta dhe kërkesa janë relativisht të balancuara mirë, që do të thotë se shkurtimet e prodhimit mund të rrisin çmimet në muajt e ardhshëm.
Rafineritë që e kthejnë naftën e papërpunuar në karburant dhe naftë për makinat dhe avionët po përgatiten që rritja e prodhimit për verën të plotësojë rritjen vjetore të kërkesës për udhëtime.
Në SHBA, çmimet e karburantit varen shumë nga nafta e papërpunuar, e cila përbën rreth gjysmën e çmimit për gallon. Çmimet më të ulëta të naftës kanë bërë që çmimi mesatar për konsumatorët amerikanë të bjerë nga ai rekordet prej mbi 5 dollarë për gallon në mesin e vitit 2022 në 3.50 dollarë për gallon këtë javë.
“Shkurtimet, nëse zbatohen plotësisht, do të ushtrojnë më tej trysni në një treg tashmë mjaft të shtrënguar të naftës”, tha Jorge Leon, nënpresident në Rystad Energy në një analizë.
Ulja mund të rrisë çmimet e naftës me rreth 10 dollarë për fuçi dhe ta çojë çmimin standard ndërkombëtar në rreth 110 dollarë për fuçi deri në këtë verë.
“Këto çmime më të larta mund të nxisin inflacionin global në një cikël të tillë që t’i detyrojë bankat qendrore të vazhdojnë të rrisin normat e interesit, të cilat tkurrin rritjen ekonomike”, theksoi ai.
“Duke pasur parasysh frikën për ekonominë e përgjithshme, tregu mund t’i interpretojë shkurtimet si një votë mosbesimi në rimëkëmbjen e kërkesës për naftë dhe madje mund të sjellë një rrezik çmimi në rënie – por kjo do të jetë vetëm për të ardhmen afatshkurtër”, arsyeton Leon.
Çfarë do të do të thotë kjo për Rusinë?
Moska thotë se do të zgjasë afatin e një shkurtimi prej 500,000 fuçish në ditë për pjesën e mbetur të vitit. Ajo ka nevojë për të ardhura nga nafta për të mbështetur ekonominë e saj dhe buxhetin e shtetit të goditur nga sanksionet e gjera nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë të Ukrainës.
Megjithatë analistët mendojnë, se shkurtimi nga ana e Rusisë mund të jetë thjesht një veprim për të maskuar kërkesën e reduktuar për naftën e saj. Perëndimi po i shmangej naftës fe ruse edhe përpara se të vendoseshin sanksionet dhe Moska ai ndërroi destinacionin pjesës më të madhe të naftës për në Indi, Kinë dhe Turqi.
Por Grupi i Shtatëshes vendosi një tavan çmimi prej 60 dollarësh për fuçi për dërgesat ruse. Rusia po shet naftë me çmim më të lirë gjë që ka ulur të ardhurat e saj në fillim të këtij viti.
Çfarë thotë Shtëpia e Bardhë?
Presidenti Joe Biden foli për reduktimin e furnizimit nga vendet e OPEC+ të hënën përpara se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë nga një udhëtim në Minesota, duke thënë se, “nuk do të jetë aq keq sa mendoni”.
Më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby shprehu kundërshtimin amerikan ndaj lëvizjes, duke theksuar, “ne nuk mendojmë se shkurtimet e prodhimit janë të këshillueshme në këtë moment duke pasur parasysh pasigurinë e tregut”.
Por ai këmbënguli se gjendja e tregut të naftës është shumë e ndryshme nga viti i kaluar kur çmimet u rritën pas agresionit rus të Ukrainës.
“Ne jemi të fokusuar te çmimet, nuk jemi të fokusuar te numri i fuçive”, u tha ai gazetarëve të hënën, duke shtuar se SHBA ishte informuar përpara njoftimit.
Përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ishte më e butë se në tetor, kur shkurtimet erdhën në prag të zgjedhjeve për Kongresin në SHBA, në të cilat rritja e çmimeve të gazit ishte një çështje kryesore. Biden u zotua në atë kohë se do të kishte “pasoja” dhe ligjvënësit demokratë kërkuan ngrirjen e bashkëpunimit me sauditët.
Caroline Bain, ekonomiste e lartë në Capital Economics, tha se shkurtimi tregon “mbështetje të grupit për Rusinë dhe përbën një sfidë për përpjekjet e administratës Biden për të ulur çmimet e naftës”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje