Përkundër derdhjes së madhe së subvencioneve nuk po shënon rritje prodhimtaria e duhanit në vend. Përkundrazi të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2014 janë prodhuar 27.578 mijë tonë duhan , ndërsa gjashtë vite më vonë kjo prodhimtari është ulur në 26.112 mijë tonë në vitin 2020. Edhe analizat e tjera tregojnë se në 15-16 vitet e fundit në vend në mesatare po prodhohet afër 25 mijë tonë duhan në vit.
Bojana Hristoska nga Analitika thotë se përkundër subvencioneve të larta për duhanit që ofrohen nga ana e shtetit, megjithatë edhe është përgjysmuar numri i kultivuesve të duhanit si dhe prodhimtaria e duhanit. “Numri i kultivuesve të duhanit po shënon një trend në rënie nga 42.622 në vitin 2010 në 19.702 në vitin 2020. Kjo periudhë shquhet me një migrim masovik nga fshati në qytet si dhe ikja nga kultivimi i duhanit, duke marrë parasysh se ai kërkon një punë të mundimshme dhe të vështirë. Njëherësh gjeneratat e reja nuk janë edhe aq të interesuara për këtë veprimtari bujqësore dhe po orientohen ndaj aktiviteteve të tjera profesionale”, thekson ajo.
Njëherësh analiza “Prodhimtaria e duhanit dhe efektet e subvencioneve në Maqedoninë e Veriut”, e realizuar nga “ Analitika”,dhe Universiteti Ilinois nga Çikago, tregojnë se kultivuesi i duhanit fiton të ardhura mujore prej 416 euro. Kur merret parasysh se një familje katër anëtarësh i nevojiteshin 552 euro për mbulimin e harxhimeve themelore mujore në muajin prill të këtij viti sa ishte shporta konsumatore, atëherë del se një familje që jeton nga duhani ka 136 euro më pak nga shuma që i nevojitet për të kaluar muajin. Gjithashtu analizat tregojnë se subvencionet dominojnë në prodhimtarinë e duhanit karshi kulturave të tjera ku gati një e pesta e subvencioneve shkojnë për kultivuesit e duhanit, ndërsa gati 40 për qind e subvencioneve të prodhimtarisë bimore shkon për duhanin.
Analiza e Analitika më tej tregon se duhani është kultura e vetme për të cilën ndahen subvencione për kilogram të prodhuar, përderisa tek kulturat e tjera subvencionet ofrohen sipas hapësirës prodhuese. Për shembull, prodhuesi i grurit nuk mund të fitojë më shumë se 244 euro për hektar, ndërsa prodhuesi i duhanit mund të fitojë deri 2276 euro për hektar. Njëherësh rritja e vazhdueshme e subvencioneve po motivon kultivuesit e duhanit, të prodhojnë më shumë që të fitojnë më shumë subvencione edhe pse nuk janë të sigurt se edhe do të mund të shesin sasitë e prodhuara. Ky çrregullim shpesh krijon edhe tepricë duhani që i zvogëlon edhe çmimet.
Nga Analitika shtojnë se kreatorët e politikave vazhdojnë të mbajnë baraspeshë midis kërkesave të BE-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për uljen e pirjes së duhanit me politika të fuqishme kundër prirjes së duhanit. Megjithatë këtë e bëjnë duke mbështetur me subvencione të majme kultivimin e duhanit nën arsyetimin se ai është një kulturë që sjell shumë deviza nga eksporti dhe siguri financiare për mijëra familje përkundër politikës bujqësore të BE-së që kërkon largimin nga subvencionet e larta për duhanin. Sugjerohet edhe orientimi ndaj kultivimit të kulturave të tjera që do të zëvendësojnë gradualisht duhanin dhe do të sjellin më shumë të ardhura për fermerët.
Nga ana tjetër, ekspertët e duhanit vlerësojnë se një nga sfidat kryesore të kultivimit të duhanit në vend mbetet inkuadrimi sa më i madh i popullatës së re në prodhimtarinë e kësaj kulture bujqësore. Ekspertja Roza Galevska thotë se të rinjtë më lehtë mund të gjinden me të arriturat më të reja teknologjike-teknike, posedojnë shpirt sipërmarrës dhe janë të disponuar që të aplikojnë dhe zhvillimin e agro inovacionet e tyre. Megjithatë, rritja e efekteve dhe efikasitetit në prodhimtarinë duhanit mund të arrihet vetëm një pune afatgjate.
Bizneset familjare në këtë veprimtari ballafaqohen me presionet që vijnë nga jo stabiliteti në tregjet ndërkombëtare për prodhimtarinë e duhanit, rritjen dhe ngritjen e të ardhurave të shkaktuara nga faktorët klimatik,andaj është punë e përbashkët e prodhuesve të duhanit, institucioneve arsimore dhe shkencore dhe organeve shtetërore në krye me Ministrinë e Bujqësisë që të minimizojnë këto efekte negative. Kjo nënkupton më shumë të holla për kultivuesit e duhanit, dëshirën e popullatës së re për tu inkuadruar këtë biznes, uljen e varfërisë dhe papunësisë sidomos në vendbanimet rurale, por edhe më shumë të holla në arkën e shtetit.
Galevska vlerëson se një biznes familjar i kultivimit të duhanit ballafaqohet edhe më shumë mundësi, dobësi por edhe rreziqe.
Anë të dobëta të këtij biznesi janë niveli i ulët I shfrytëzimit të faktorëve prodhues si toka, puna dhe kapitali, parcelizimi i madh tokës në ferma të vogla , mungesa e aftësive menaxheriale, çmimet e ulëta grumbulluese, ekzistenca e tregut të zi , plakja e popullatës etj. Si përparësi e biznesit familjar të duhanit do të ishin përvoja dhe tradita, kushtet e favorshme klimatike, numri i madh i sortave të cilësisë së lartë, ekzistenca e grumbullimit të garantuar, fakti se bëhet fjalë për një prodhim që vështirë prishet dhe është kultura më ekonomike.
Mundësit që ekzistojnë janë promovimi i linjave të volitshme kreditore, edukimi I fermerëve , avancimi i menaxhmentit me një organizim më të mirë të punës etj. Ky biznes kanoset më së shumti nga fushata agresive që udhëhiqet kundër konsumit të duhanit dhe ka ndikim të madh ndaj të gjithë prodhuesve, si dhe hyrjes së ardhshme të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ku nëse nuk sigurohen kuota të larta për prodhimtarinë e duhanit përgjatë negociatave për anëtarësim në BE, kultivimi vendor i duhanit do të mbetet në margjina konstaton Galevska. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos