LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit publikojnë pamjet duke treguar se çfarë shkatërruan në sulmin në bazën ajrore ruse

Ukrainasit publikojnë pamjet duke treguar se çfarë shkatërruan në sulmin në bazën ajrore ruse

Sulmet ukrainase mbi bazën ajrore ruse Engels-2, kanë shkatërruar 96 raketa gjigante, është bërë e ditur nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Raketat ishin planifikuar të përdoreshin për tre sulme në mars dhe prill kundër ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu në këtë sulm janë shkatërruar shumë raketa Kh-101 dhe municion ka njoftuar Andrii Kovalenko, zyrtarë i lartë për sigurisë kombëtare të Ukrainës.


Zjarri, shpërthimet dhe shkatërrimi i raketave dhe municionit janë filmuar në një video amatore që është publikuar në rrjetet sociale.

Engels-2 është shtëpia e bombarduesve të Regjimentit të 184-të, që gjendet rreth 450 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Në të ka gjithashtu edhe tre lloje tjera të bombarduesve që vazhdimisht përdoren në Ukrainë siç janë Tu-95, Tu-22 dhe Tu-160. /Telegrafi/