LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt – flitet edhe për të pestin – si pjesë e kundërofensivës kundër forcave ruse

Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt – flitet edhe për të pestin – si pjesë e kundërofensivës kundër forcave ruse

Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt në juglindje si pjesë e kundërofensive të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, forcat e Kievit kanë ngritur flamurin ukrainas në Storozheve në rajonin e Donetsk.

Ministri i Mbrojtjes falënderoi Brigadën e 35-të të Veçantë të Marinsave për rimarrjen e kontrollit të fshatit.


Mbi 500 ushtarë vetëm gjatë ditës së kaluar - këto janë humbjet e rusëve, që nga fillimi i agresionit në Ukrainë
Lexo po ashtu Mbi 500 ushtarë vetëm gjatë ditës së kaluar - këto janë humbjet e rusëve, që nga fillimi i agresionit në Ukrainë

Lajmi vjen pasi Ukraina tha se çliroi gjithashtu fshatrat Blahodatne, Neskuchne dhe Makarivka, të cilat shtrihen në skaj të rajonit të Donetsk, pranë rajonit të Zaporizhzhia.

Blogerët e njohur ushtarakë rusë thanë se lufta për Makarivka ishte në vazhdim, por konfirmuan se forcat ukrainase kishin marrë Blahodatne dhe Neskuchne.

Ndërsa Instituti për Studimin e Luftës, një institut me bazë në SHBA, thotë gjithashtu se Ukraina ka rimarrë Novodarivka, duke e çuar numrin total të fshatrave në pesë.

Ukraina shënon “tri fitoret e para gjatë kundërofensivës”
Lexo po ashtu Ukraina shënon “tri fitoret e para gjatë kundërofensivës”

Sidoqoftë, Sky News shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë këto raporte në fushën e betejës.

Luftimet vazhdojnë pranë Bakhmut, Avdiivka dhe Maryinka sot, me 25 beteja në 24 orët e fundit, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pengoi fjalimin e Trumpit, republikani Al Green largohet nga sigurimi nga Dhoma e Përfaqësuesve

Pengoi fjalimin e Trumpit, republikani Al Green largohet nga sigurimi nga Dhoma e Përfaqësuesve

Amerika
Trump realizon ëndrrën e vogëlushit që vuan nga kanceri në tru, e “bën agjent” – drejtori i Shërbimit Sekret ia dorëzon ID-në në Kongres

Trump realizon ëndrrën e vogëlushit që vuan nga kanceri në tru, e “bën agjent” – drejtori i Shërbimit Sekret ia dorëzon ID-në në Kongres

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa

"Amerika është kthyer", tha presidenti amerikan në fjalimin e Kongresit - ndërsa zbuloi edhe letrën e Zelenskyt

Amerika
“Një epokë e re është përpara nesh”: Zbulohen detaje të planit 800 miliardë eurosh për 'riarmatimin' e Evropës

“Një epokë e re është përpara nesh”: Zbulohen detaje të planit 800 miliardë eurosh për 'riarmatimin' e Evropës

Evropa
Friedrich Merz i CDU-së zbulon planet për një fond të ri prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën dhe mbrojtjen

Friedrich Merz i CDU-së zbulon planet për një fond të ri prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën dhe mbrojtjen

Evropa
Kalo në kategori