Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin ushtarak rus

Një komandant ushtarak rus u vra nga trupat ukrainase orët e fundit, sipas qeverisë ukrainase.
Një zyrtar ukrainas e përshkroi vdekjen e gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, komandant i ushtrisë së 29-të të qarkut ushtarak lindor, si "lajm të mirë", shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.
Sidoqoftë, lajmi nuk u verifikua në mënyrë të pavarur nga Sky News, dhe fillimisht u raportua nga agjencia e lajmeve Interfax e Ukrainës.
https://twitter.com/ArmedForcesUkr/status/1502294425992585225?s=20&t=kcWn5ekGiAE2ZE6Tmbu2Qw
Kjo nuk është hera e parë që Ukraina pretendon se ka vrarë një gjeneral rus pasi tha se gjeneralmajor Vitaly Gerasimov u vra në një betejë pranë qytetit lindor të Kharkiv të martën.
Po sipas Sky News, mësohet se Gerasimov, shefi i shtabit të ushtrisë së 41-të, vdiq së bashku me oficerë të tjerë rusë të paidentifikuar. /Telegrafi/
















































