Ukraina fiton testin e parë drejt Kampionatit Botëror, mposht Skocinë për tu takuar në finale me Uellsin

Ukraina ka fituar si mysafir i Skocisë me rezultat 3-1 në kuadër të ndeshje play-off për kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej para disa muajsh, por ishte shtyrë shkaku i luftës në Ukrainë.
Para ndeshjes lojtarët ukrainas kishin vendosur nga një flamur mbi super, ndërsa së bashku me tifozët e tyre kërkuan ndalimin e luftës.
Ukraina kishte disa raste, para se të shënonte golin e parë. Zhvillohej minuta e 33-të, kur Ruslan Malinovsky asistoi te Andriy Yarmolenko i cili mposhti portierin Craig Gordon për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, ukrainasit shënuan golin e dytë. Oleksandr Karavaev asistoi te Roman Yaremchuk i cili shënoi për 2-0.
Ndeshja u hap në minutën e 79-të, kur Callum McGregor shënoi për 2-1.
Por Ukraina shënoi edhe një herë në kohën shtesë me Artem Dovbyk që shënoi për 3-1.
Ukraina kalon në finalen e play-offit ku do të përballet me Uellsin për biletën e fundit evropiane për Katar 2022./Telegrafi/


















































