LAJMI I FUNDIT:

UEFA sjell super-lajmin, pranon stadiumin ‘Adem Jashari’ për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

UEFA sjell super-lajmin, pranon stadiumin ‘Adem Jashari’ për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

UEFA sot ka sjell një super-lajm për kubet e Kosovës, pasi ka vendosur ta pranojë stadiumin e Mitrovicës, ‘Adem Jashari’, për tu zhvilluar ndeshje ndërkombëtare evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi, ka konfirmuar se UEFA ka marrë vendim që të pranojë stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë për zhvillimin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për klubet e Kosovës, përcjell Telegrafi.

UEFA u tregon klubeve kosovare pesë kriteret që duhet plotësuar (Video)
Lexo po ashtu UEFA u tregon klubeve kosovare pesë kriteret që duhet plotësuar (Video)

“Pas një angazhimi dhe përpjekjeve të mëdha si dhe me takimet e shumta të presidentit të FFK-së z. Fadil Vokrri me shumë zyrtarë të UEFA-s, sot në FFK arriti vendimi i KE të UEFA-s, që stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë i lejohen zhvillimi i ndeshjeve të Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës për klubet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.


Sipas këtij njoftimi, një delegacion i UEFA-s, do të vijë me 1 mars për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete.

Ndërsa, tani mbetet që MKRS dhe organet tjera relevante të shtetit të Kosovës, që të angazhohen që stadiumi “Adem Jashari” të përgatitet sa më shpejt për këto gara të klubeve të Kosovës. /Telegrafi/

Stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori