UEFA në bisedime me Lincolnin dhe Prishtinën rreth fatit të ndeshjes, pas tetë rasteve me COVID-19

UEFA është në bisedime me Prishtinën dhe Lincoln Red Imps për të përcaktuar fatin e ndeshjes.
Pak çaste më parë, Telegrafi raportoi se tetë lojtarë të bardhekaltrve janë të infektuar me COVID-19.
Sipas asaj që raporton mediumi GBC News, zyrtarë të UEFA-s janë në bisedime me ata të dy skuadrave, në mënyrë që të sqarohet se çfarë ka ndodhur.
Një burim i afërt i mediumit me Prishtinën i ka konfirmuar se klubi kosovar nuk ka lojtarë të mjaftueshëm për të zhvilluar takimin.

Nga
Telegrafi
22/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































