LAJMI I FUNDIT:

UEFA lavdëron aksionin dhe golin e Kosovës ndaj Sllovenisë, pyet a do të shënojë Vedat Muriqi ndaj Moldavisë

UEFA lavdëron aksionin dhe golin e Kosovës ndaj Sllovenisë, pyet a do të shënojë Vedat Muriqi ndaj Moldavisë

Faqja zyrtare e UEFA Ligës së Kombeve i ka kushtuar një postim Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes ndaj Moldavisë.

Kosova është nikoqire e Moldavisë në ndeshjen e fundit të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, takim që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.

Dardanët vijnë në këtë ndeshje nga një seri negative pa asnjë fitore nga pesë ndeshjet e grupit, por synojnë fitoren e parë për të ruajtur nderin dhe për të mbetur në Ligën C.


Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Moldavisë - 'Dardanët' kërkojnë fitore për të vazhduar qëndrimin në Ligën C
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Moldavisë - 'Dardanët' kërkojnë fitore për të vazhduar qëndrimin në Ligën C

Kjo ndeshje e Kosovës pritet me interesim të madh edhe nga faqja e UEFA-s e cila ka mbetur e impresionuar me golin e Dardanëve në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë në humbje 2-1 në Lubjanë.

Faqja zyrtare e UEFA Ligës së Kombeve ka postuar golin e Kosovës, ndërsa ka treguar se janë të impresionuar nga ndërtimi i aksionit dhe përfundimi me gol.

Kjo faqe në rrjetin social Twitter ka pyetur gjithashtu ndjekësit nëse Vedat Muriqi do të shënojë edhe ndaj Moldavisë.

Ndryshe, Muriqi po përjeton formë të mirë me Kosovën, duke shënuar dy gola në dy ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori