LAJMI I FUNDIT:

Udhëtoi me veturën dhe shpenzimet e tij nga Greqia për në Shqipëri ku i shënoi gol Spanjës, ndërsa sot nuk merr as biletë për ta shikuar lojën (Foto)

Udhëtoi me veturën dhe shpenzimet e tij nga Greqia për në Shqipëri ku i shënoi gol Spanjës, ndërsa  sot nuk merr as biletë për ta shikuar lojën (Foto)

Sokol Kushta është futbollisti që e ka shënuar golin e fundit për Shqipërinë në një ndeshje kundër Spanjës.

Në duelin e vitit 1993, Kombëtarja kuqezi pësoi me rezultat 1-5, ndërsa asokohe ai së bashku me Lefter Millon udhëtuan me paratë e tyre nga Greqia deri në Tiranë për ta zhvilluar atë ndeshje, ndërsa sot legjenda vlonjate nuk ka asnjë biletë për të parë ndeshjen në stadium.

Gjatë karrierës Kushta ka luajtur për Flamurtarin, Partizanin e Olympiakosin.
Gjatë karrierës Kushta ka luajtur për Flamurtarin, Partizanin e Olympiakosin.
Historia e dueleve Shqipëri-Spanjë, përpjekjet për manipulime dhe a do ta thyejnë kuqezinjtë ‘tabunë’ ndaj iberikëve
Lexo po ashtu Historia e dueleve Shqipëri-Spanjë, përpjekjet për manipulime dhe a do ta thyejnë kuqezinjtë ‘tabunë’ ndaj iberikëve

“Unë kam ardhur për gjithë natën me makinën time bashkë me Lefter Millon, me lekët tona, në mënyrë që të ishim prezentë në Tiranë. Sot ndeshjen prapë e shikoj me lekët e mia. Këto janë kujtimet e mia. Kam luftuar me dinjitet në Greqi si i vetmi shqiptar, jo vorio-epiriot që të nderoja vendin tim dhe sot nuk marr dot një biletë… Kur mu lutën tek Olimpiakosi të luaja si vorio-epiriot, nuk pranova si nacionalist që jam. Çfarë fitova nga vendi im?! As një biletë dhe kjo që po them është figurative”.


“Realiteti është se nuk fitova asgjë, përveç respektit të njerëzve kudo që vete. Kjo nuk është vetëm për mua. Të gjithë shokët e mi bashkëlojtarë të Kombëtares këto fjalë thonë, këto gjëra ndiejnë. Presidenti e filloi mirë me Kampionatin Evropian. Bravo, se të gjithë e meritojnë se kanë dhënë për Kombëtaren, por duhet ta vazhdojë që ne të jemi gjithnjë në raporte të tilla respekti. Nga ne futbolli nuk humbet, qoftë dhe 100 bileta falas, por fiton shumë”, ka thënë ai për Panorama.

Andoni Zubizarreta dhe Sokol Kushta para fillimit të ndeshjes në vitin 1993.
Andoni Zubizarreta dhe Sokol Kushta para fillimit të ndeshjes në vitin 1993.

Më pas e ka përshkruar golin e tij kundër Spanjës: “Unë në atë ndeshje i kam shënuar një gol nga 40 metra Spanjës dhe kam qenë kapiten. T’i shënoje Andoni Zubizarretas ishte pak e vështirë dhe prandaj golat me të tilla ekipe kanë vlera të mëdha individuale”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Kalo në kategori