34 mijë e 155 euro është totali i parave të shpenzuara brenda gjashtë muajve, nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kabinetit të tij.

Këto para u harxhuan për udhëtime zyrtare, telefon, akomodim, për bileta të udhëtimit e dreka zyrtare.


Bazuar në të dhënat që ka siguruar Telegrafi përmes qasjes në dokumentet publike, më së shumti para u harxhuan në udhëtime zyrtare e akomodim, bileta të udhëtimit dhe dreka zyrtare.

371503229 756295416268830 8557088264743347284 n Shpenzimet e biletave janar-qershor nga Këshilltarët e Konjufcës/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

14 mijë e 116 euro janë shpenzuar në bileta të udhëtimit nga gjashtë këshilltarët e kryeparlamentarit Konjufca.

Ndërkaq 11 mijë e 167 euro janë shpenzuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca së bashku me dy këshilltarët e tij, Besnik Vasolli e Ilir Kërçeli, për udhëtimet dhe akomodimin në Francë, SHBA, Strasburg dhe Portugali.

Vetëm Konjufca në këto katër udhëtime shpenzoi në total 6 mijë e 052 euro.

371783886 3547973378853718 4625916907303265095 n Shpenzimet e udhëtimeve zyrtare dhe akomodimit nga Kyetari i Kuvendit dhe këshilltarët e tij / Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Ndërkaq udhëtimi zyrtar në Shqipëri, kabinetit të Konjufcës i ka kushtuar 537 euro.

371461081 819671939625119 517666675989196740 n Shpenzimet e udhëtimit zyrtar dhe akomodimit në Shqipëri /Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Për gjashtë muaj kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca shpenzoi vetëm 140 euro në telefon, ndërkaq në total nga ai dhe stafi i kabinetit për këtë periudhë u shpenzuan 1 mijë e 155 euro, shkruan Telegrafi.

Shuma më e madhe e shpenzuar në telefon ishte 140 euro, ndërkaq më e vogla ishte 10 euro, që u shpenzuan nga dy zyrtarët personal të Konjufcës, Egzon Haliti e Gezim Bajrami.

371503267 1772668366546576 609670399879011804 n Shpenzimet e telefonit Janar-Korrik nga Kryetari i Kuvendit dhe stafi i kabinetit/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Për gjashtë muaj kryepralamentari Glauk Konjufca shtroi shtatë dreka për zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme që vizituan Kosovën.

Për këto dreka, Konjufca shpenzoi 7 mijë e 180 euro. Ato u shtruan për presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për kryeparlamentarin e Austrisë, për kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Drekë u shtrua edhe për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, për nderë të Epopesë së UÇK-së si dhe për shënimin e 145 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /Telegrafi/

372005380 686486689581361 3120828618145630920 n Shpenzimet në drekat zyrtare/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com