Udhërrëfyes i makronutrientëve për fillestarët: Çfarë janë dhe cila është rëndësia e tyre

Nuk mund të flisni për kalori pa i përmendur makronutrientët, sepse janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe për ta kuptuar rëndësinë e njërit, duhet ta dini edhe rëndësinë e tjetrit.
Çfarë janë makronutrientët?
Makronutrientët, ndryshe të njohur si ‘makrot’, janë tri grupet kryesore të ushqimit dhe burimi i kalorive të cilat ju nevojitet në baza ditore për të performuar mirë dhe për ta kryer çdo aktivitet, transmeton Telegrafi.
Tre makronutrientët kryesorë janë;
• Proteinat
• Yndyrat
• Karbohidratet
Ekziston edhe një makronutrient i katërt, por për shkak se nuk përmban vlera ushqyese nuk përfshihet në këtë listë. Ky makronutrient është:
• Alkooli
Tani mund të pyesni se përse makronutrientët janë të rëndësishëm nëse kaloritë e vendosin faktin se a po shtoni, humbni apo mirëmbani peshën.
Arsyeja është se përderisa kaloritë e kontrollojnë peshën tuaj, makronutrientët luajnë rol më të madh në përbërjen e përgjithshme të trupit pas ndryshimit të peshës;
• Makronutrientët e ruajnë masën muskulore kur e humbni dhjamin
• Makronutrientët e minimizojnë shtimin e dhjamit kur ndërtoni muskuj
Për të kuptuar se si arrihen këto dyja, fillimisht duhet të shikoni vlerën kalorike të secilit makronutrient bashkë me rolin që e luajnë në trup.
Proteinat
Proteinat përmbajnë katër kalori për gram dhe janë të rëndësishme për riparimin dhe mirëmbajtjen e indeve të trupit, duke e përfshirë edhe masën muskulore. Proteinat gjithashtu ndikojnë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, transmeton Telegrafi.
Yndyrat
Yndyrat përmbajnë nëntë kalori për gram dhe janë makronutrienti me më së shumti kalori. Yndyrat janë të rëndësishme për konsumimin e vitaminave të tretshme të yndyrës dhe ndër tjerash, edhe për rregullimin e hormoneve. Yndyrat gjithashtu mund të shfrytëzohen si burim sekondar i energjisë kur mungojnë karbohidratet.
Karbohidratet
Karbohidratet, sikurse proteinat, përmbajnë katër kalori për gram dhe janë burimi primar i energjisë për trupin. Jo vetëm se i ushqen muskujt, por edhe sistemin tretës, trurin dhe funksionin e organeve tjera të rëndësishme.
Alkooli
Alkooli ofron shtatë kalori për gram por nuk ka vlerë nutricionale dhe kur metabolizohet është toksik për trupin.
SI T’I KALKULONI MAKROT TUAJA?
Posa ta keni vendosur qëllimin tuaj dhe t’i keni kalkuluar kaloritë ditore, atëherë mund t’i ndani makrot tuaja.
Proteinat = pasi proteina vendoset nga pesha, ju duhet ta shumëzoni sasinë e proteinave (p.sh. 0.8 gramë) me peshën e trupit tuaj në paund (jo në kilogram). Vlera e fituar nga ky shumëzim tregon sasinë ditore të proteinave të cilat duhet t’i konsumoni.
Yndyrat = kalkuloni 30% të kalorive tuaja ditore pastaj pjesëtojeni atë me numrin 9 për të parë sasinë ditore në gram të yndyrave të cilat duhet t’i konsumoni.
Karbohidratet = merrni sasinë e mbetur të kalorive pas kalkulimit të proteinave dhe yndyrës, dhe pjesëtojeni atë sasi me numrin 4. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ky stimulues i vogël i shtyllës kurrizore një ditë mund të ketë një ndikim të madh te njerëzit me paralizë

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë