Udhëheqës politikë dhe ushtarakë nga e gjithë bota shkojnë në Gjermani për Konferencën treditore të Sigurisë së Mynihut që hapet të premten. Siç njofton nga Mynihu Henry Ridgwell, nga Irani në Hong Kong, nga Ukraina në Libi, sfidat e sigurisë janë të shumta dhe këto konflikte ndodhin në kushtet e koronavirusit dhe emergjencës së klimës globale.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një delegacion të madh në Mynih, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, një sinjal se Uashingtoni do që t’i kundërshtojë akuzat se po tërhiqet nga angazhimi, thotë analistja Elisabeth Braw e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, raporton Zëri i Amerikës.
“Aktualisht Shtetet e Bashkuara po fillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake amerikane në Evropë që prej një çerek shekulli. Duhet ta kemi këtë parasysh kur flasim për distancimin e Shteteve të Bashkuara nga Evropa”, thotë ajo.
Përplasja më e madhe e Uashingtonit në Mynih ka mundësi që të jetë me Iranin, pasi Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin iranian Qassem Soleimani në fillim të këtij viti, që u pasuan nga goditjet iraniane ndaj bazave ushtarake në shenjë hakmarrjeje, që arritën kulmin me rrëzimin aksidental të avionit ukrainas nga ushtria iraniane.
Por drejtuesi i konferencës, Wolfgang Ischinger shpreson që konferenca të ofrojë një shans për marrëveshjen bërthamore me Iranin.
“Në mënyrë që ta ruajmë përmes negociatave për sistemet balistike, arkitekturës rajonale të sigurisë, luftës kundër terrorizmit. A mundet Irani të ndalë mbështetjen ndaj Hezbollahut? Pyetje të tilla”, thotë Ischinger.
Vrasja e Soleimanit në territorin irakian, solli si rezultat reagimin e Bagdadit dhe një votim në parlamentin irakian për të dëbuar 5 mijë trupat amerikane në vend.
NATO-ja po diskuton mundësinë e marrjes nën kontroll të misionit të trajnimit të forcave irakiane që po luftojnë me Shtetin Islamik, gjë që është mirëpritur nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper që foli me gazetarët, gjatë udhëtimit për në Evropë.
“Nëse NATO-ja mund të kompensojë për praninë amerikane, që të na lejojë me kalimin e kohës të kthejmë disa nga forcat”, tha ai.
Konflikti në Siri vazhdon të destabilizojë rajonin e Lindjes së Mesme, dhe Ankaraja po paralajmëron hakmarrje kundër Damaskut për vdekjen e ushtarëve turq në përplasjet e kësaj jave.
Edhe lufta në Libi është në krye të agjendës evropiane.
Ka shpresa që bisedimet e paqes mund të jenë duke përparuar në Afganistan, me njoftimet se Shtetet e Bashkuara dhe Talebanët mund të jenë pranë një marrëveshjeje.
Ministri i Jashtëm i Kinës do të marrë pjesë në konferencë mes alarmit për koronavirusin, protestave pro-demokracisë në Hong Kong dhe përpjekjeve amerikane për të bllokuar firmën kineze, Huawei.
Ndërkohë mbështetja e Rusisë për forcat rebele në Ukrainën lindore vazhdon të acarojë tensionet me Evropën. Franca së fundmi ka bërë thirrje për t’u riangazhuar me Moskën.
“Shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të shqetësoheshin”, thotë Braw.
Ndërsa rriten tensionet globale, udhëheqës nga e gjithë bota do të mblidhen në një hotel në qendër të Mynihut, për tri ditë debatesh të forta. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri