Një i diplomuar palestinez mendoi se do të vdiste, pasi ai pretendon se ishte rrahur, vetëm sepse është mysliman, kur i uroi dikujt Krishtlindjet.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për studentin e Universitetit të Durhamit, Ihsan Abualrob, u hap duke rrëfyer ngjarjen e tmerrshme dhe tha se ai ishte goditur në kokë dhe trup nga tre burra.


s1 5

Sulmi i dyshuar thuhet se ndodhi në orën 20:40 në prag të Krishtlindjes, në Framwellgate Moor, Durham, dhe 27-vjeçari u trajtua menjëherë në spital.

Abualrob ka thënë: “Në një moment kam humbur vetëdijen. Unë kam qenë i pafuqishëm dhe mendova se ky ishte fundi. Ishte aq e frikshme”.

s2 4

"Unë vij nga Palestina, e cila është një vend shumë i konfliktuar dhe kam ardhur këtu me shpresën që të kem një jetë paqësore dhe se nuk duhet të jetojë me frikë”.

s3 2

“Krishtlindja duhet të jetë një kohë dashurie dhe shprese, jo dhunë”.

Policia ka konfirmuar se dy burra janë arrestuar lidhur me sulmin. /Telegrafi/