Një burrë nga Sydney, Australi, i identifikuar si Tom Lee ka marrë katër doza të vaksinave kundër coronavirusit – nga dy të Pfizer dhe AstraZeneca, me qëllim që të ketë në “maksimum antitrupa” dhe “aventurën” e tij e ka dokumentuar në rrjetet sociale.
Pretendon se askujt nuk i ka vjedhur vaksinat, pavarësisht se Pfizer u jepet vetëm personave mbi 40-vjeç dhe grupeve të rrezikuara, transmeton Telegrafi.
Banori i Sydney pretendon se ka marrë dy doza të AstraZeneca dhe dy të Pfizer, me qëllim që të sigurohet se të do të jetë plotësisht imun ndaj COVID-19.
Dozën e parë të AstraZeneca e ka marrë me 31 mars, të njëjtën ditë e ka marrë edhe dozën e parë të Pfizer.
Më pas më 30 qershor mori dozën e dytë të AstraZeneca, dhe më pas të dytën të Pfizer. 34-vjeçari e ka dokumentuar vaksinimin e tij dhe menjëherë është lavdëruar duke i postuar fotot në Twitter.
Ishte pikërisht varianti i ri i COVID-19, Delta – që e nxiti “që ta testoj fuqinë e tij”. Sikur kjo të mos mjaftonte postoi edhe një video të vaksinimit me një koment përbri saj: “Kjo ndoshta është vepra më e madhe artistike e kësaj epidemie. Triumfi i lirisë së njeriut mbi burokracinë”.
E pas një sërë komentesh nga lavdërimet e deri të ofendimet se është “budalla” dhe “egoist”, Lee ka kufizuar qasjen në profilin e tij.
Eksperti i sëmundjeve ngjitëse Oxana Pfizic nga Universiteti i Londrës, ka thënë për Sky News, që kombinimi i vaksina prodhon “nëntë herë më shumë antitrupa”.
Megjithatë, ende nuk ka fakte shkencore që ky kombinim është efikas dhe deri në çfarë mase.
Shkencëtarët kanë kryer testime se çfarë efekti mund të kenë dy doza të vaksinave të dy prodhuesve të ndryshëm, por ato studime janë në fazën e hershme.
Një të tillë e ka realizuar Universiteti i Oksfordit, që tregoi se nëse dikush merr dozën e parë të AstraZeneca dhe më pas një tjetër të Pfizer, mbrojtja është njëjtë e kënaqshme sikur kur merren dy doza të Pfizer.
Megjithatë, nëse ndodh e kundër, përkatësisht nëse doza e parë është Pfizer dhe më pas AstraZeneca, janë dhënë rezultatet më të dobëta.
Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë mbrëmë ka bërë të ditur se nuk propozon përzierjen e vaksinave të prodhuesve të ndryshëm, duke e cilësuar “si një trend të rrezikshëm”.
Lee ka paralajmëruar se planifikon të shkoj të mjeku për të bërë testet laboratorike të gjakut, për të parë se çfarë efekti ka pasur vendimin që e kishte marrë për t’i injektuar katër doza të dy prodhuesve të ndryshëm.
Lee gjithashtu pretendon se askujt nuk i ka vjedhur vaksinat e as që është vaksinuar pa pritur në radhë, por që sipas ligjit ka pritur në radhë – duke shtuar se mjekët nuk refuzojnë njerëzit që janë të interesuar për t’u vaksinuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Rrëzohet një aeroplan në Arizona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-98-780x439.jpg)
Rrëzohet një aeroplan në Arizona
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht