Mnistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se sot në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës ka organizuar Testin e Arritshmërisë për klasat e nënta, test ky i cili do të jetë përcaktues në përzgjedhjen e drejtimeve në shkollimin e mesëm. Ka thënë se testit i janë nënshtruar rreth 30 mijë nxënës.
Por edhe këtë vit, si herët e kaluara, testi është shpërndarë në kohë reale në rrjetet sociale, dhe aty janë kumtuar përgjigjet për pyetjet e testit.
Përgjigje janë dhënë në pyetjet nga lëndët Gjuhës Shqipe, Matematikë e Histori.
Sidoqoftë, zëvendësministria e Arsimit, Anila Statovci- Demaj ka vizituar nxënësit në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë ku po mbahej testi, ku ka thënë se MASHT tashmë ka arritur një kulturë të mirë të organizmit të testeve, të pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit në proces dhe ka uruar nxënësit për suksese në test, si dhe vazhdimin e shkollimit në nivelin e mesëm.
Ajo theksoi se, Testi i Arritshmërisë organizohet me qëllim që nxënësve t’u mundësohet shkollimi i mëtutjetshëm, duke qenë se përfundimi i klasës së IX- të shënon përfundimin e një cikli të shkollimit.
“Këtu nuk përfundon rruga e tyre e shkollimit, ata do të vazhdojnë tutje dhe kjo do t’ u shërbejë atyre si një informatë e rëndësishme për të parë afinitetet e tyre dhe për të parë mundësitë e tyre të shkollimit të mëtutjeshëm”, u shpreh zv.ministrja Statovci- Demaj.
Ajo ka vlerësuar ecurinë e mbajtjes së testit në këtë Qendër të Testimit dhe përkushtimin e nxënësve për të përfunduar me sukses pyetjet, me të cilat po testoheshin njohuritë e tyre për këtë nivel të shkollimit.
“Diçka që ka qenë e pritshme dhe që u vërtetua është qetësia e plotë dhe organizmi jashtëzakonisht i mirë nga stafi i Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të plotë të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave. Gjatë kohës sa i vizitova u pa që nxënësit ishin të përkushtuar, të qetë dhe të bindur në aftësitë e tyre”, tha zv/ ministrja Statovci- Demaj.
Në anën tjetër, drejtoresha e ShFMU “Faik Konica”, Kumrije Sahiti bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e testit për nxënësit e shkollave fillore “Elena Gjika” dhe “Xhemajl Mustafa”, të cilët testimit i janë nënshkruar në këtë shkollë dhe se nuk është vërejtur ndonjë parregullsi, e cila do ta dëmtonte këtë proces.
Pyetësori i Testit të Arritshmërisë përmban 100 pyetje, nga lëndët Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë, Informatikë, Histori, Gjeografi, Fizikë, Biologji dhe Kimi dhe organizohet në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke.
Testi u organizua në 102 Qendra të Testimit dhe u monitorua nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Rezultatet e këtij testi pritet të shpallen më 30 maj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës