LAJMI I FUNDIT:

U refuzuan në të parën herë, Bayerni përsëri acaron Cityn me ofertën për Sanen

U refuzuan në të parën herë, Bayerni përsëri acaron Cityn me ofertën për Sanen

Bayern Munich është duke tentuar transferimin e Leroy Sanes, por po has në vështirësi për ta bindur Cityn të heqë dorë nga ai.

Kampioni i ri i Gjermanisë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, i cili është pajtuar të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare.

Bayerni kishte bërë javë më parë një ofertë prej 38 milionë eurove, që është refuzuar menjëherë nga City.


Po gjermanët nuk janë dorëzuar dhe kanë bërë tani edhe një ofertë tjetër e cila raportohet se është prej 40 milionë eurove.

Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e Cityt janë acaruar me këtë ofertë dhe natyrisht se e kanë refuzuar edhe atë.

Kampioni aktual i Anglisë kërkon mbi 55 milionë euro për ta lënë të lirë Sanen.

Nga ana tjetër drejtuesit e Bayernit refuzojnë të paguajnë më shumë për një lojtar që në verën e vitit 2021 mbetet i lirë.

Gjithsesi edhe Pep Guardiola e ka konfirmuar se Sane nuk dëshiron të vazhdoj qëndrimin te City dhe nëse paguhet shuma e duhur atëherë do të largohet këtë verë, në të kundërt City do ta mbajë deri në skadim të kontratës në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ndërkombëtare
Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Premier League
Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit konfirmon një përditësim të madh për situatën me Darwin Nunez

Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit konfirmon një përditësim të madh për situatën me Darwin Nunez

La Liga
Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Premier League
Kalo në kategori